Ngjarjet në “Game of Thrones” janë të bazuara në romanet epike me fantazi të shkrimtarit amerikan George Raymond Richard Martin, “A Song of Ice and Fire” (Një këngë e akullit dhe zjarrit). Sigurisht që në kalimin libër-film, HBO ndryshoi disa detaje, ndër to edhe pamja e personazheve.
~ Daenerys Targaryen ~
Në libër, Daenerys i ka flokët në ngjyrë më të hapur dhe sytë vjollcë.
~ Jon Snow ~
Fytyra e Jon Snow-t në “Game of Thrones” është me tipare më të errëta se në “A Song of Ice and Fire’.
~ Arya Stark ~
Personazhi i Arya-s është identik në të dyja versionet. I vetmi ndryshim është mosha, ku në film është 12, ndërsa në libër 9.
~ Cersei Lannister ~
Përveç flokëvë më bjondë dhe syve të gjelbër, portreti i Cersei-t është identik po ashtu si Arya.
~ Bran Stark ~
George R. R. Martin e përshkruan Bran-in si një djalosh me flokë të kuqërremtë dhe sy bojëdeti.
~ Ygritte ~
Sipas librave, e dashura e parë e Jon Snow-t ka flokë të çrregullt dhe hundë të kërcyer.
~ Tyrion Lannister ~
Nëse do të ishte fiks si në libër, Tyrion duhet të ketë sy me ngjyrë të ndryshme (heterokromi) dhe buzë asimetrike.
Gjatë betejës në Blackwater, Tyrion humbet një pjesë të hundës, por HBO e anashkaloi si detaj.
~ Tommen Baratheon ~
Tommen supozohet të ishte bullafiq me sy blu.
~ Yara Greyjoy ~
Në serial, motra e Theon-it quhet Yara (në libër Asha); pamja e saj ka ndryshuar gjithashtu.
~ Euron Greyjoy ~
Euron i George R. R. Martin ka sy blu, flokë të errët dhe njërin sy e ka dëmtuar.
~ Brienne of Tarth ~
Në roman, Brienne paragjykohet për pamjen e saj karakteristike.
~ Ramsay Bolton ~
Ramsay duhet të kishte fytyrë të kuqe dhe flokë të gjatë alla vitet ’80.
~ Daario Naharis ~
Prit, çfarë? Daario dhe 50 hijet e blusë.