Anabel Dossier

Fragmenti i Kuranit të Birmingham-it që mund të trondisë Islamin

31 Gusht 2015

Fragmenti i Kuranit të Birmingham-it që mund të trondisë

Fragmentet e Kuranit më të vjetër në botë, të gjendur në Birmingham muajin e kaluar, mund të datojnë para Profetit Muhamed dhe madje sipas ekspertëve mund të rishkruajnë historinë e hershme të Islamit. Faqet, të cilat mendohet të jenë midis 1448 dhe 1371 vjeçare, u zbuluan brenda faqeve të një Kurani tjetër nga fundi i shekullit të shtatë në bibliotekën e Universitetit të Birmingham-it.

Të shkruara me bojë në një formë të hershme të shkrimit arab në pergamena të bëra nga lëkura e kafshëve, faqet përmbajnë pjesë të sureve, ose kapituj, 18 deri 20, të cilat mund të ketë qenë shkruar nga dikush që në fakt e njihte Profetin Muhamed - themeluesin e besimit islam. Duke u nisur nga vjetërsia e karbonit në këto faqe, sipas ekspertëve në Universitetin e Oksfordit, dorëshkrimi i shenjtë mund të jetë Kurani më i vjetër në botë.

Zbulimi thuhet të jetë veçanërisht i rëndësishëm sepse në vitet e hershme të Islamit, Kurani mendohet të jetë kaluar brez pas brezi gojarisht e jo në mënyrë të shkruar. Por tani disa historianë thonë se pergamena edhe mund të paradatojnë Muhamedin.

Besohet se Kurani i Birmingham-it është prodhuar në mes 568 dhe 645AD, ndërsa datat që përkojnë me historinë e Muhamedit janë në mes 570AD dhe 632AD.

Burimi: Daily Mail

Përshtati: Ermira Leshi