Flirt

Si të flirtoni si një profesioniste

25 Korrik 2015

Si të flirtoni si një profesioniste

Kur flirtoni me një mashkull, pavarsisht nëse jeni në një takim, në një bar apo në një party, kujtoni këto këshilla nga profesionistët e kësaj fushe Steve dhe JoAnn Ward.

Flirtimi është thjesht një mënyrë e të ngushtuarit hapësirën fizike mes jush dhe personit tjetër, duke i lënë atij të kuptojë se ju doni t’i afroheni dhe ta ftoni atë të bëjë të njëjtën gjë.

5 gjërat që duhet të bëni:

-Buzëqeshni. Asgjë nuk është më flirtuese sesa një buzëqeshje.

-Kontakt me sy. Duke krijuar dhe mbajtur kontaktin me sy ju i tregoni mashkullit përballë jush se jeni e përqëndruar, me vetbesim dhe e interesuar në atë që ai po bën dhe thotë. Sytë tregojnë gjithçka.

-Bëni një kompliment të vogël. Nuk ka asnjë tregues më të qartë se ju jeni e interesuar nga ana romantike ndaj dikujt, sesa t’i bëni një kompliment(por pa e ekzagjeruar).

-Merrni timonin. Jepini bisedës drejtimin që doni ju. Nëse prisni që ai t’ju marrë në telefon jepini numrin tuaj, nëse doni ta merrni ju, jepini tuajin.

-Silluni me elegancë. Nëse ai nuk është i interesuar ose është tashmë në një lidhje, mbani pozicionin tuaj dhe thjesht pretendoni se ju nuk po flirtonit fare.

Burimi: Tipsonlifeandlove