Showbiz dhe TV

DJ Dagz shpjegon kuptimin e emrit të djalit, ‘Kres’, dhe përlotet kur flet për familjen 

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2025

DJ Dagz shpjegon kuptimin e emrit të djalit, ‘Kres’, dhe

Siç pritej, për DJ Dagz (Arbër Gumnishta) dhe Einxhel Shkirën, emri i djalit të tyre të dytë, Kres, mbart një histori të vogël, por shumë domethënëse – aq sa edhe ChatGPT ka mësuar diçka të re prej tyre.

DJ Dagz shpjegon kuptimin e emrit të djalit, ‘Kres’, dhe

I ftuar në emisionin “Libero” me Resul Sinanin në ATV, Dagz rrëfeu për herë të parë publikisht historinë e emrit “Kres” – një zgjedhje jo vetëm unike, por edhe me domethënie. Dhe nuk e fshehu dot emocionin.

“Historia jonë e fundit me ChatGPT është emri i djalit të dytë,” – filloi ai të tregonte.

DJ Dagz shpjegon kuptimin e emrit të djalit, ‘Kres’, dhe

Dagz tregoi se Einxhel kishte qenë duke biseduar me ChatGPT rreth emrit “Kres”, por përgjigjja që mori s’i pëlqeu aspak:

“ChatGPT i thotë që është një emër sllav, s’përfshinte asgjë shqiptare. Dhe Einxhi, si Einxhi – që nuk lëshon pe – fillon t’i shpjegojë se çfarë do të thotë Kres.”

Pas një bisede që ndoshta shumë prindër nuk do ta kishin me një inteligjencë artificiale, ChatGPT “u bind” dhe kërkoi falje. Tani, falë Einxhelit, ChatGPT (por dhe ne) është i “informuar” që “Kres” do të thotë lider, krye, kokë drejtuese – koka e vendit, koka e politikës.

DJ Dagz shpjegon kuptimin e emrit të djalit, ‘Kres’, dhe

Momenti më i ndjerë i intervistës ishte kur Dagz, i pushtuar nga emocionet, u përlot teksa fliste për familjen që ka ndërtuar me Einxhelin.

“Të gjitha sakrificat, të gjitha rrezikimet... të gjitha kanë ndodhur për këta,” – u shpreh ai, ndërsa në ekran shfaqeshin foto të katërshes së lumtur: Dagz, Einxhel, dhe dy vogëlushët e tyre.

I pyetur nëse e kishte menduar ndonjëherë që hyrja në Big Brother VIP do i sillte këtë kapitull të jetës, ai tha me sinqeritet se kur hyri në fillim në BBV së bashku me DJ Pm, ishin shumë të vendosur se nuk do të krijonin një lidhje aty brenda. Dhe siç ndodh sa herë dikush bën plane të tilla, fati ka gjëra të tjera për t'u treguar. :)

Artikuj të sugjeruar: