Showbiz dhe TV

Vesa Luma flet pas debatit mes Big Bastës & Big Mamës: “Presim përjashtimin e saj”

Shkruar nga Anabel

26 Maj 2025

Vesa Luma flet pas debatit mes Big Bastës & Big Mamës: 

Mirë se vjen në një dramë të re nga “Ferma VIP”! Po të bëjmë një përmbledhje të një sherri që ka përfshirë:

1. Një person që nuk është prezent në bisedë.
2. Për më tepër është fëmijë.
 
Ç’ndodhi?

Big Mama vendosi që t’i bëjë një lojë Big Bastës, duke i fshehur çantën me sende personale, mes të tjerash, edhe kartën e identitetit të djalit të tij të vogël, Liamit. Ndonëse Big Basta e kërkoi disa herë dhe tregoi se nuk fle dot pa e puthur “kartën e çunit”, sërish, Big Mama dhe bashkëpunëtori i saj në këtë rreng, Erand Sojli, nuk u bindën për t’ia rikthyer.
 
Më tej, Big Mama, teksa bisedonte me Erandin, u shpreh se në fakt, ata lojë kishin bërë dhe se Big Basta po e përdor situatën që të mbulojë “ato që ka bërë gjatë javës”.

“Që të mos dalë nesër me gjërat që ka bërë, gjasme do të prekë popullin me çunin. Ne sikur çunin ia kemi rrëmbyer dhe ia kemi fshehur. Lojë kemi bërë”, u shpreh ajo.

Debati mes Big Mamës dhe Big Bastës u agravua dhe këngëtarja aludoi se reperi nuk “ka vërtet hallin e çunit”, ndërsa Big Basta i kërkoi disa herë të mos ia përmendte djalin e mitur në një debat ku ai nuk ka lidhje.
 
Nisur nga fakti që Big Mama e ka përmendur disa herë Liamin e vogël, Vesa Luma ka bërë një reagim, ku mes të tjerash u shpreh se presin që konkurrentja të përjashtohet.
 
“Ju falenderojmë të gjithëve për mesazhet. Edhe unë e ndoqa live gjithë situatën dhe e them me plot gojë se ishte jo vetëm dëshpëruese, por jonjerëzore nga ana e Big Mamës. Patjetër që presim përjashtimin e saj të menjëhershëm për rregullin themelor që ka thyer në një televizon kombëtar!”.
 
Më tej, Vesa shkroi:

“Kur prek familjen e fëmijën pa lejen tonë, atëherë nuk është lojë, por është personale!”.

Këngëtarja tregoi edhe një herë arsyen se pse Big Basta është pjesë e një programi të tillë, duke theksuar se ai do të luftojë injorancën.

“Big Basta ka hyrë në një format të tillë pikërisht për të luftuar injorancën, për të luftuar steriotipet “gangsterlliqe” që ia kanë zënë frymën këtij vendi! Ka hyrë për të dhënë një shembull për djalin e tij e për të gjithë rininë shqiptare (nëse ka mbetur ndonjë pikë shprese). Dhe këtë rrugë duhet ta çojë deri në fund, bashkë me të gjithë ju që i keni dhënë mbështetje pafund deri tani”, përmbylli ajo deklaratën.

Vesa Luma flet pas debatit mes Big Bastës & Big Mamës:

Big Mama ka ndezur shpeshherë debate brenda “Ferma VIP” dhe shpesh, e ka çuar shumë më larg se një sherr i zakonshëm. Ajo ka pasur përplasje të shumta me ish-konkurrentet, Alba Pollozhanin, për shkak të raportit që kishte me Lim Hotin.

Artikuj të sugjeruar: