Marredhenie

Floodlighting: Ç’duhet të dish për trendin më të ri në marrëdhënie

Shkruar nga Anabel

15 Maj 2025

Floodlighting: Ç’duhet të dish për trendin më

Të shfaqësh anën tënde të ndjeshme mund të jetë një gjë e frikshme dhe e bukur njëkohësisht dhe është pothuajse e domosdoshme për këdo që dëshiron të krijojë dhe të mbajë marrëdhënie domethënëse në jetë (më falni të gjithë ata që shmangin një pjesë kaq të rëndësishme). Por, ekziston edhe koncepti “procesit të shpejtë” për t’u hapur ndaj dikujt, i cili është emëruar “floodlighting”.

Termi u krijua nga Brené Brown, autorja e "The Power of Vulnerability: Teachings of Authenticity, Connections and Courage". Floodlighting është praktika e ndarjes së informacionit shumë personal në një mënyrë që duket si shumë intime, por në fakt mund të ketë efektin e kundërt, duke funksionuar si një mekanizëm mbrojtës për të shmangur vërtet shfaqjen e aspektit të ndjeshëm.

Floodlighting: Ç’duhet të dish për trendin më

Kohët e fundit, ky term ka filluar të bëjë jehojë dhe të cilësohet si një “trend toksik” në marrëdhënie, pasi njerëzit e përdorin për të krijuar një ndjesi të rreme intimiteti nga një partner potencial.

Në njëfarë mënyre, floodlighting kujton atë që Carrie Bradshaw e quajti dikur "emocionalisht e çliruar", pasi tregoi gjithë detajet e ndarjes së saj më të fundit te marrëdhënia e re. Por, ndryshe nga rastet kur të gjithë mund të kemi qenë të pambrojtur pas disa gotave apo një ndarjeje të freskët, ka një ndryshim mes floodlighting toksik dhe rrëfimit të sikletshëm që të bën nesër të pendohesh.

“Nuk është rrëfimi problematik; është të tregosh shumë herët për të “detyruar” një person të ndjejë empati dhe të lidhet me ty” terapistja Marisa T. Cohen, eksperte marrëdhëniesh në aplikacionin e takimeve Hily.

“Është motivimi pas rrëfimit ai që ka rëndësi", shton ajo.

Çfarë është floodlighting në takime?

Në kontekstin e takimeve, floodlighting ndodh kur një person tregon informacion emocionalisht intensiv ose të ndjeshëm për të përshpejtuar krijimin e një lidhjeje. Ai përdor një ‘mbidozë’ të anës më të ndjeshme, si një rrugë të shkurtër drejt intimitetit.

“Kjo mund të jetë problematike, pasi intimiteti kërkon reciprocitet dhe të hapesh në këtë aspekt, kërkon kohë,” thotë Cohen, duke shtuar se floodlighting gjithashtu vendos personin tjetër në një situatë të padrejtë, ku mund të ndihet i/e detyruar të rrëfejë gjithashtu.

Në një episod të fundit të "On Air With Ryan Seacrest", bashkëprezantuesja Sisanie shpjegoi se shembuj të floodlighting mund të jenë: "dikush që sapo ke takuar dhe papritur të ndan detaje për një ndarje të dhimbshme, probleme familjare ose trauma të së kaluarës, duke të bërë të ndihesh i/e detyruar ta ngushëllosh” apo duke të deklaruar diçka si: “Të gjithë më braktisin dhe dua të kem siguri që ti nuk do e bësh”.

Një person që përdor floodlighting mund të jetë ose jo i vetëdijshëm për motivin e vërtetë pas kësaj sjelljeje, por mbetet një taktikë manipuluese edhe nëse nuk është përdorur me qëllim manipulimi. Në thelb, mund ta krahasojmë floodlighting me “love bombing”, por në vend personi tjetër të të mbushë me vëmendje, dhurata dhe përkëdhelje për të përshpejtuar lidhjen, ‘floodlighter-‘ të bombardon me trauma të fëmijërisë dhe biseda të thella për të krijuar një fasadë intimiteti të menjëhershëm. Disa të tjerë, mund ta përdorin si një ‘test’ për të parë nëse dikush mund ta përballojë atë dhe bagazhin emocional që ka, çka, afërmendsh, nuk është diçka pozitive.

Floodlighting: Ç’duhet të dish për trendin më

A është gjithmonë floodlighting toksik?

Ka një ndryshim mes floodlighting dhe rrëfimit me tepri. Cohen thotë se njerëzit mund të ndajnë shumë herët me një takim për arsye të ndryshme (jotoksike), përfshirë faktin që disa njerëzve u rrjedh natyrshëm që të jenë më të hapur dhe të sinqertë. Për të tjerët, mund të jetë çështje nervozizmi në takimin e parë, përpjekje për të shmangur heshtjet e sikletshme, ose forma të tjera të ankthit social të padëmshëm. Të gjithë këtë proces, ti mund ta njohësh si ‘oversharing’.

Oversharing kthehet në floodlighting toksik kur dikush tregon informacion shumë intensiv, traumatik ose emocional në një mënyrë që mund të bëjë tjetrin të ndihet në siklet ose i detyruar të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

Edhe nëse floodlighting funksionon dhe personi tjetër ndihet i gatshëm të jetë i hapur gjithashtu dhe duket se krijohet një lidhje e menjëhershme, kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e mirë. Floodlighting nuk është vërtet të shfaqesh ‘i/e dobët’ dhe intimiteti që krijon nuk është intimitet i vërtetë—por një rrugë goxha e shkurtër.

Kjo nuk do të thotë që ndjesia “Oh Zot, më duket sikur e njoh këtë person gjithë jetën dhe mund t’i them gjithçka” pas një takimi të mrekullueshëm të parë nuk është e vërtetë. Mund të jetë absolutisht reale dhe mund të jetë një themel i mirë për të ndërtuar intimitet të vërtetë—por në mënyrë graduale.

“Njerëzit tentojnë të hapen me kalimin e kohës, ndërsa ndihen më të sigurt në lidhje dhe ndërtojnë besim,” thotë Cohen, duke shtuar se ritmi dhe koha është ndryshe për çdo çift. Por në përgjithësi, Cohen thotë se është e rëndësishme që intimiteti i lidhjes të zhvillohet në mënyrë organike. Në vend që të detyrojmë biseda të thella për të krijuar lidhje, duhet të lejojmë që ajo thellësi të vijë nga vetë lidhja ndërsa zhvillohet dhe shkon në hapa të mëtejshëm.

Artikuj të sugjeruar: