Shqipëria

Zgjedhjet 2025: Sali Berisha nuk pranon rezultatin

Zgjedhjet 2025: Sali Berisha nuk pranon rezultatin

Numërimi i votave të shqiptarëve po vjen drejt fundit dhe rezultatet tregojnë një fitore të thellë të Partisë Socialiste, e cila deri më tani numëron 82 mandate në parlament. Megjithatë, edhe pse humbja është e thellë, sërish kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, u shpreh se nuk do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve 2025.

Ai i cilësoi zgjedhjet si “më të manipuluarat në historinë e pluralizmit në Shqipëri”, duke akuzuar se janë blerë votat, janë përdorur patronazhistët, kanë ndërhyrë grupe kriminale dhe janë angazhuar banda për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve.

“Zgjedhjet e 11 majit janë zgjedhje të grabitura, të plaçkitura dhe të dhunuara. Asnjëherë më parë, banditët nuk kanë pasur më shumë përfaqësues në parlament sesa këtë herë. Zgjedhjet e 11 Majit u karakterizuan nga blerja publike më masive në tërë historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Zarfi me 100 euro, i dërguar në mes të fushatës elektorale dhe amnistia prej 200 milionë euro gjoba dhe kamata nga viti 2015 deri në vitin 2025, është blerja publike më e fuqishme që ka ndodhur në historinë e vendit”, u shpreh ai.

Më tej, vijoi:

“Punësimi, punë për votë, u aplikua masivisht në këto zgjedhje. Sistemi kriminal i patronazhistëve, i futur në strofulla ose rreth qendrës së votimit, ishte një polici terroriste, ndaj zgjedhësve shqiptarë”.

Ai u shpreh gjithashtu se rreth qendrave të votimit kishte edhe patronazhistë:

“Patronazhistët rreth qendrave të votimit krijuan një atmosferë terrori për zgjedhësit shqiptarë,” përfundoi Berisha.

Ndërkohë, Edi Rama nuk ka preferuar të komentojë rezultatin, duke thënë se po pret të mbarojë.

Zgjedhjet 2025: Sali Berisha nuk pranon rezultatin

Deri më tani, rezultatet e votave, sipas Euronews janë:

Partia Socialiste (PS) – 688,284 vota (52.06%)
PD-ASHM – 456,130 vota (34.50%)
Partia Mundësia – 38,947 vota (2.95%)
PSD – 45,757 vota (3.46%)
Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 46,304 vota (3.50%)
Lëvizja Bashkë – 18,274 vota (1.38%)
KEA – 17,844 vota (1.35%)
Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,151 vota (0.39%)
Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,501 vota (0.19%)
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,925 vota (0.15%)
Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 932 vota (0.07%)

 

REELS

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Elections 2025: Sali Berisha does not accept the result

Zgjedhjet 2025: Sali Berisha nuk pranon rezultatin

The counting of Albanian votes is coming to an end and the results show a clear victory for the Socialist Party, which so far has 82 seats in parliament. However, even though the loss is profound, the leader of the Democratic Party, Sali Berisha, once again stated in a press conference that he will not accept the results of the 2025 elections.

He described the elections as "the most manipulated in the history of pluralism in Albania," accusing that votes were bought, patronage agents were used, criminal groups intervened, and gangs were engaged to change the will of the voters.

"The May 11 elections are robbed, plundered and violated elections. Never before have the bandits had more representatives in parliament than this time. The May 11 elections were characterized by the most massive public purchase in the entire history of elections in Albania. The 100 euro envelope, sent in the middle of the electoral campaign and the amnesty of 200 million euros in fines and interest from 2015 to 2025, is the most powerful public purchase that has occurred in the history of the country," he said.

Further, he continued:

"Employment, work for votes, was massively applied in these elections. The criminal system of patronage, embedded in dens or around the voting center, was a terrorist police force against Albanian voters."

He also stated that there were patrons around the polling centers:

“The patronage agents around the polling centers created an atmosphere of terror for Albanian voters,” Berisha concluded.

Meanwhile, Edi Rama has preferred not to comment on the result, saying he is waiting for it to end.

Zgjedhjet 2025: Sali Berisha nuk pranon rezultatin

So far, the voting results, according to Euronews, are:

Socialist Party (SP) – 688,284 votes (52.06%)
PD-ASHM – 456,130 votes (34.50%)
Opportunity Party – 38,947 votes (2.95%)
PSD – 45,757 votes (3.46%)
Initiative Albania Becomes (NISMA-SHB) – 46,304 votes (3.50%)
Joint Movement – ??18,274 votes (1.38%)
KEA – 17,844 votes (1.35%)
Right for Development (DZH) – 5,151 votes (0.39%)
Albanian National Alliance (AKSH) – 2,501 votes (0.19%)
Homeland Movement (LA) – 1,925 votes (0.15%)
New Democracy Alliance (ADR) – 932 votes (0.07%)