Shqipëria

Menaxheri i Shkodrës Elektronike sqaron aludimet e "buxhetit rekord" për këtë Eurovision

Menaxheri i Shkodrës Elektronike sqaron aludimet e "buxhetit

Në një lidhje ekskluzive për ANDALE Media në emisionin UëTëFë Show, të rinjtë folën drejtpërdrejt me Olsi Sulejmanin, menaxherin e përfaqësueses shqiptare në Eurovision, projektin e shumëpërfolur Shkodra Elektronike.

Sulejmani konfirmoi se përgatitjet për natën e madhe janë në rrugën e duhur – me një përkushtim të veçantë ndaj detajeve teknike dhe artistike.

“Prova e tretë dhe finale ka shkuar shumë mirë”, deklaroi ai, duke nënvizuar se fillimet nuk kanë qenë pa sfida. Problematikat teknike si dritat dhe mikrofonët u identifikuan në fazat e para, por, siç tha menaxheri, “është punuar intensivisht që gjithçka të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm”.

Një nga elementët më intriguese të performancës është skenografia: një strukturë kubike që, menaxheri konfirmoi se “përfaqëson planimetrinë e parë nga sipër të spitalit psikiatrik të Shkodrës”. Një zgjedhje e guximshme, konceptuale, që hyn në dialog të thellë me narrativën e performancës.

Në skenë, ndarja mes Beatriçes dhe Kolës nuk është thjesht një vendosje koreografike – ajo simbolizon dualitetin midis ëndrrës dhe realitetit. Ky element artistik konfirmon risinë dhe vizionin që ky projekt sjell në Eurovision këtë vit.

Së fundmi, u prek edhe një temë që ka qarkulluar në media: aludimet për një buxhet rekord prej 150 mijë eurosh për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovision.

Menaxheri i Shkodrës Elektronike i hodhi poshtë këto pretendime si të pavërteta, duke thënë se shifra prej 150 mijë eurosh nuk është më e larta në historinë e Shqipërisë.

“Buxhetet miratohen shumë më herët, përpara se të dihet kush fiton Festivalin e RTSH-së. Buxheti ka qenë i njëjtë me 5-6 vitet e fundit – me rritje vjetore prej 5-10 mijë euro. Për këtë vit, buxheti shkoi rreth 160 mijë euro dhe kemi shpenzuar rreth 140”, u shpreh ai me transparencë.

Telefonata u mbyll me një përshëndetje të ngrohtë edhe nga vetë Beatriçe, e cila mes emocionesh na tregoi se mezi pret të ngjitet në skenë.

Shqipëria do të performojë në natën e parë të gjysmëfinales së Eurovisionit, më datën 13 maj, e 12-ta në renditje.

Telefonata e plotë:

Artikuj të sugjeruar:

  •  

 

REELS

@amitielestudio prezanton koleksionin më të bukur të dimrit: The Sunday Club. Pizhame të buta, elegante dhe perfekte për netët e gjata të sezonit.✨ Setet e satenit vijnë me një ofertë speciale: këllef jastëku + maskë sysh dhuratë. Ndërsa setet e pizhameve pambuk përfshijnë maskën e syve si dhuratë. 🎁 Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Flokë që shkëlqejnë? Yes, please! 💖✨ Festat kërkojnë sparkle dhe flokët e tu po ashtu. Prandaj @barexitaliana_albania të dhuron 30% ulje që flokët të jenë në mood festiv 24/7! ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

25 Days of Mystery nga @unsolvedcrimes.al është aventurë, mister dhe atmosferë festive në një paketë të vetme! Një advent krejt ndryshe me 25 zarfa dhe një histori që të kuriozon çdo mëngjes me një provë të re. 🎁 Dhurata perfekte për Secret Santa, çiftet, familjet, adhuruesit e mistereve dhe të gjithë ata që duan pak më shumë emocion këtë dhjetor. ℹ️ Për më shumë informacion, linkun e gjeni në stories / highlights.

Magjia e festave vjen në përmasa të reja! 🎄✨ @hisense.albania prezanton televizorin e parë në botë RGB MiniLED 116” – aty ku inovacioni tejkalon çdo pritshmëri. 📺 Ky model revolucionar shënon një hap të madh drejt së ardhmes së përvojës vizuale në shtëpi, me teknologji që rrit standardet dhe e çon pamjen në një tjetër nivel. ℹ️ Më shumë informacion në stories / highlights.

Për herë të parë në Shqipëri brandi StylPro 💕! Një brand britanik 🇬🇧 inovativ që sjell zgjidhje teknologjike për kujdesin e bukurisë, duke adresuar problematika të përditshme në mënyrë të thjeshtë dhe efektive. @skin.care.albania

Vedat Ademi ka dyzimin e çdo prindi emigrant

Ema Andrea ndau disa reflektime të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me “më fal” e “faleminderit”, duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t’i ketë shkaktuar së bijës. Duke folur për një moment të vështirë në jetët e të dyjave, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën: “Dhe fjala jote që do të mbart derisa t’i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’ Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë të zgjedh ty.”

Hapi i parë drejt ëndrrave të mëdha nis këtu! ✨ Më 6 dhjetor, @integral.albania sjell eventin më të rëndësishëm të vitit për arsimin ndërkombëtar. Zbulo mundësi të reja studimi jashtë vendit dhe ndërto të ardhmen që ke ëndërruar. 📚 ℹ️ Për detaje të plota mbi eventin, vizito linkun në stories / highlights.

Shkodra Elektronike's manager clarifies the "record budget" allusions for this Eurovision

Menaxheri i Shkodrës Elektronike sqaron aludimet e "buxhetit

In an exclusive connection for ANDALE Media on the UëTëFë Show , the young people spoke directly with Olsi Sulejmani, the manager of the Albanian representative in Eurovision, the much-discussed Shkodra Elektronike project.

Sulejmani confirmed that preparations for the big night are on track – with a special dedication to technical and artistic details.

"The third and final rehearsal went very well," he declared, underlining that the beginnings were not without challenges. Technical issues such as lighting and microphones were identified in the early stages, but, as the manager said, "intensive work has been done to ensure that everything is at the highest possible level."

One of the most intriguing elements of the performance is the scenography: a cubic structure that, the manager confirmed, “represents the planimetry seen from above of the psychiatric hospital in Shkodra.” A bold, conceptual choice that enters into a deep dialogue with the narrative of the performance.

On stage, the separation between Beatrice and Kola is not just a choreographic placement – ??it symbolizes the duality between dream and reality. This artistic element confirms the innovation and vision that this project brings to Eurovision this year.

Finally, another topic that has been circulating in the media was touched upon: the allusions to a record budget of 150 thousand euros for Albania's participation in Eurovision.

The manager of Shkodra Elektronik dismissed these claims as untrue, saying that the figure of 150 thousand euros is not the highest in the history of Albania.

"Budgets are approved much earlier, before it is known who wins the RTSH Festival. The budget has been the same as the last 5-6 years - with an annual increase of 5-10 thousand euros. For this year, the budget went to about 160 thousand euros and we spent about 140", he said transparently.

The call ended with a warm greeting from Beatrice herself, who, amidst emotions, told us that she can't wait to take the stage.

Albania will perform on the first night of the Eurovision semi-final, on May 13, 12th in the standings.

Full phone call:

Suggested articles:

  •