Giro d’Italia 2025 është edicioni i 108-të i garës më të rëndësishme të çiklizmit në Itali. Për herë të parë në histori, ky edicion do të nisë jashtë Italisë, nga Shqipëria, Durrësi, për të vazhduar drejt Tiranës e më pas Vlorës.
Nga njoftimi i Policisë së Shtetit, akset rrugore që do të bllokohen janë:
Durrës
Nesër (09.05.2025) do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në rrugët:
“Marsi 91”; “Egnatia” (segmenti nga rrethrrotullimi i kishës ortodokse deri te rruga “Taulantia”-hotel “Arvi”); Torra Veneciane – Bulevardi “Epidamn” – Sheshi “Lira” – “Aleksander Goga” (deri te Mauzoleu i Dëshmorëve); Rruga e Dëshmorëve – Rruga “Adria” – Ura e Dajlanit – Rruga “Pavarësia” – kanali i Kavalishencës (Ministria e Mbrojtjes); Rruga e re e portit.
Do të këtë bllokim të aksit rrugor: “Plepa – Bishti i Zhurit – Peqin-Bradashesh –Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30.
Tiranë
Bllokimi fillon nesër (09.05.2025), në orarin 13:00-18:00, në rrugët:
“SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin e TEG); Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit; Rruga e “Elbasanit”, Bulevardi “Bajram Curri”; “Ali Shefqeti”; “Alajdin Frashëri”; Rruga e Rexhekrit; "Muhamet Deliu" deri te rrethrrotullimi i Freskut; “Sotir Çaci”; “Xhanfize Keko”; “Arkitekt Kasemi”; Bulevardi “Zhan D’Ark”; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”; brendësia e ish-Gardës së Republikës; “Dëshmoret e 4 Shkurtit”.
Blloqet e banimit me akses të kufizuar:
-Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rrugët janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
Tiranë (më 10.05.2025)
Nga ora 08:00-11:00 do të ketë lëvizje të kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në rrugët:
-“Zogu i Zi” dhe Rruga e Durrësit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës.
-Ndalim qarkullimi i automjeteve, në orarin 10:00-18:00 në rrugët:
Sheshi “Skenderbej”; “Urani Pano”; “Dedë Gjo Luli”; “Ibrahim Rugova”; “Dëshmorët e 4 Shkurtit”; Bulevardi “Gjergj Fishta”; “Muhamet Gjollesha”; “Bajram Curri”; “Ibrahim Rugova”; “Lek Dugagjini”; “Dervish Hima”; Rruga e Elbasanit - Rrethrrotullimi i Saukut; “Abdyl Frashëri”; Bulevardi “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”; Rruga pas Pallatit të Kulturës.
Blloqet e banimit me akses të kufizuar:
-Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Rrugët janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
– Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00.
Vlorë
Më 10.05.2025, ndalim parkimi të mjeteve në sheshin e madh (fillimi i Lungomares), nga ora 15:00 deri në 18:00 të datës 11.05.2024.
Ndalohet parkimi në fushën para shkollës së Marinës, nga ora 15:00 deri në orën 17:00 të datës 11.05.2025.
Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 14:00 deri në orën 23:00 të datës 11.05.2025, në rrugët “Veledin Kollozi” dhe “Anita Bitri”, aksi “Rrethi i Skelës – Kryqëzimi i Aleksandrisë, rruga “Perlat Rexhepi” dhe aksi “Bolv-Oil” – “Kruqëzimi i Unazës”.
Ndalohet parkimi i mjeteve nga ora 22:00 e datës 10.05.2025 deri në orën 22:00 të datës 11.05.2025, në rrugën “Hajredin Haxhiraj” dhe kryqëzimi i rrugës “Onufri” me kryqëzimin e bulevardit.
Më 11.05.2025, ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve në aksin “Sheshi i Madh” – Kryqëzimi i rrugës “Shavban Demiraj”, nga ora 05:00 -15:00 dhe qarkullimi duke filluar nga ora 07:00- 14:15.
Ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, nga “Rrapi”-Lungomare-Bulevardi kryesor “Ismail Qemali” – Rruga e Re – Pusi Mezinit, në orarin 11:00-13:30.
Në oraret 11:00-14:00 dhe 15:00-19:30 rrugët do të jenë të bllokuara nga Rrapi – Lungomare - Bulevardi kryesor “Ismail Qemali”, deri te shkolla “Ali Demi”.