Celebrity

Bebe flet për komentet për peshën dhe abortin: “Mbeta shtatzënë, por nuk shkoi mirë”

Shkruar nga Anabel

7 Maj 2025

Bebe flet për komentet për peshën dhe abortin: “Mbeta
Getty

Bebe Rexha ka folur hapur për vështirësitë e saj me infertilitetin dhe përballjen me sindromën e vezores policistike, e njohur si PCOS.

Në një postim tashmë të fshirë në X, këngëtarja dhe tekstshkruesja 35-vjeçare iu përgjigj komenteve negative rreth peshës së saj pas paraqitjes në Met Gala 2025. Rexha tha se ishte “e lodhur” nga komentet e më pas, tregoi se kishte përjetuar një abort.

“Jam shumë e lodhur nga komentet për peshën time,” u shpreh ajo. “Kam PCOS dhe përballem me infertilitetin. Mbeta shtatzënë, por nuk shkoi mirë dhe e kam mbajtur atë dhimbje në heshtje”, duke shtuar se njerëzit duhet të mendohen 2 herë para se të komentojnë trupin e të tjerëve.

Këngëtarja e “Born Again” bëri debutimin e saj në natën më të madhe të modës në muzeun Metropolitan të Artit të hënën, më 5 maj. Rexha ishte veshur me të zeza, veshje e krijuar nga Christian Siriano, duke iu përshtatur temës së Met Gala 2025: “Superfine: Tailoring Black Style”.

Bebe flet për komentet për peshën dhe abortin: “Mbeta
Getty

Në maj të vitit 2023, gjatë një interviste në në emisionin e SiriusXM të Gayle King, “Gayle King in the House”, këngëtarja foli për përvojën e saj me PCOS - çekuilibër hormonal që prek 1 në 10 gra në moshë riprodhuese.

"Unë padyshim që kam probleme me peshën dhe pamjen dhe qenë e vështirë për mua. Sapo mora vesh kohët e fundit se kam PCOS dhe shumë gra e kanë. Shumë gra e kanë dhe nuk nuk e dinë,” tha Bebe, duke theksuar se shtimi në peshë është një simptomë e zakonshme me të cilën ajo përballet.

Bebe flet për komentet për peshën dhe abortin: “Mbeta
Getty

Sindroma e vezores policistike shkaktohet nga një çekuilibër i androgjenëve. PCOS mund të prishë ciklin menstrual. Aknet, rritja e flokëve, shtimi në peshë dhe njollat eerrëta në lëkurë janë simptoma të tjera të gjendjes. PCOS mund të rrisë rrezikun e infertilitetit, sindromës metabolike, apnesë së gjumit, kancerit endometrial dhe depresionit.

PCOS mund ta bëjë më të vështirë që një grua të ngelë shtatzënë dhe të rrisë rrezikun për komplikime gjatë shtatzënisë dhe aborte. Humbja e peshës dhe trajtime të tjera mund të përmirësojnë shanset për të pasur një shtatzëni të shëndetshme.

Artikuj të sugjeruar: