Bashkëshorti i stilistes së njohur, Diane von Fürstenberg, Barry Diller, ka dalë hapur si homoseksual. Biznesmeni dhe stilistja ishin së bashku për më shumë se 50 vjet, 24 prej të cilave kanë qenë të martuar.
"Ne nuk jemi vetëm miq. Thënë thjesht, ishte një shpërthim pasioni që zgjati me vite. Po, mua më pëlqejnë burrat, por kjo nuk bie ndesh me dashurinë time për Dianën.
Nuk mund t’ia shpjegoj as vetes, as botës. Na ndodhi të dyve, pa motivim dhe pa u përpjekur ne.
Në një mënyrë universale, ne ishim të destinuar për njëri-tjetrin.”, shkruan Diller në një fragment nga artikulli i tij autobiografik.
Lidhur me seksualitetin, ai shkroi se "identitetet janë shumë më fluide dhe natyrale, pa këto kufij të përcaktuar në mënyrë strikte të shekullit të kaluar".
Kur takoi Dianën në vitin 1974, ai kishte përvojë vetëm me burra, pra stilistja ishte gruaja e parë në jetën e tij.
"Nuk e kam vënë kurrë në dyshim seksualitetin tim (thjesht kisha frikë nga reagimet e të tjerëve). Por në romancën time me Dianën nuk kam dyshuar kurrë se impulset biologjike heteroseksuale ishin po aq të forta sa ato homoseksuale.”
Marrëdhënia e tyre përfundoi në vitin 1981, por vazhdoi nga viti 1991 e tutje, duke shkaktuar konfuzion.
“Një marrëdhënie që filloi me indiferencë, më pas shpërtheu në një romancë po aq të natyrshme për ne sa frymëmarrja, duke na habitur si neve ashtu edhe të gjithë të tjerët. Është vërtet mrekullia e jetës sime.”, përfundoi ai.
Dyshja u martuan në vitin 2001, pas një periudhe të gjatë miqësie dhe dashurie. Në total, ata kanë kaluar mbi 50 vjet së bashku, përfshirë periudhën e martesës dhe jo vetëm. Në një intervistë, Diane përshkroi marrëdhënien e tyre si një "mrekulli" dhe "themel" të jetës së saj.
Burimi: Marie Claire