Që nga shitja e çorapeve të përdorura në internet deri te mbledhja e qeseve të supermarketit për t’i shitur si "vintage", njerëzit sot po bëjnë gjithçka për të fituar disa para më shumë. Kosotoja e jetës duket se po rritet dhe në mbarë botën ekzistojnë “punë” të pazakonta me të vetmin qëllim: pasurimi në një mënyrë sa më të thjeshtë.
Madje, disa njerëz shesin edhe ajrin që frymuan, më pas izoluan në një qese plastike, nga koncerti i një ylli pop, ndërsa të tjerë kanë krijuar kanale në YouTube, ku konsumojnë ushqime nga më të çuditshmet, vetëm për audiencë, e cila përkthehet në para.
Nisur nga ky realitet, ne pyetëm ndjekësit tanë se cila ka qenë gjëja më e rrezikshme apo e pazakontë që kanë bërë për të fituar para dhe përgjigjet janë këto.
10 nga përgjigjet tuaja:
1. Mora një apartament me kredi dhe më pas e shita më një çmim shumë më të lartë.
2. Kam fituar para në bixhoz, por nuk do e bëja më kurrë.
3. Shita lëndë narkotike për 3 muaj. Nuk ia sugjeroj absolutisht askujt.
4. Mbolla kanabis në oborr gjatë adoleshencës, pasi më duheshin para. I hodha vazot brenda pak ditësh nga frika.
5. Shes foto të këmbëve dhe ka shumë të interesuar që i blejnë me çmime marramendëse.
6. Familja më martoi për lekë. Nuk ia vlejti, jeta ime është ferr dhe ndihem e ligë.
7. Një afërm më ofroi para për t’i treguar fjalëkalimin e Instagramit të gruas së tij (ma kishte treguar në mirëbesim). Pranova, mora paratë dhe ai kuptoi se ajo e tradhtonte me rivalin e tij. Shkaktova një super dramë.
8. Forex. E urrej, s’do doja ta bëja më kurrë në jetë të jetëve.
9. Kam larë pjata në restorante të ndryshme, vetëm për disa lekë më shumë gjatë emigrimit.
10. Shkoj në një punë që nuk e dua prej të paktën 5 vitesh.