Finlanda është renditur si vendi më i lumtur në botë për të tetin vit radhazi, duke lënë pas tre vendet e tjera nordike në Raportin e Lumturisë Botërore të sponsorizuar nga OKB. Ndërkohë, Kosta Rika dhe Meksika hynë në listën e 10 vendeve më të lumtura për herë të parë.
Si Britania e Madhe ashtu edhe SHBA-ja zbritën në listë në vendin e 23-të dhe 24-të respektivisht - pozicioni më i ulët ndonjëherë për këtë të fundit.
Lista me 10 vendet më të lumtura:
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Islanda
4. Suedia
5. Holanda
6. Kosta Rika
7. Norvegjia
8. Izraeli
9. Luksemburgu
10. Meksikë
Ku renditet Shqipëria?
Vendi ynë renditet në vendin e 89-të, duke lënë pas Turqinë apo vende si Afrika e Jugut.
Pse Finlanda është vendi më i lumtur në botë?
Ndërsa disa nga faktorët që kontribuojnë në renditjen e lartë të Finlandës më lart flasin për institucionet qeveritare dhe realitetet ekonomike, të tjerët janë të lidhur më shumë me qasjen finlandeze ndaj jetës dhe konceptet e lumturisë të rrënjosura në kulturën nordike.
Në veçanti, finlandezët përqafojnë një koncept të quajtur sisu, që do të thotë "rezistencë" ose "këmbëngulje". Në praktikë, kjo do tregon sesi të sfidoni veten për të zbuluar “rezervat” më të thella të forcës sa herë që dëshironi të hiqni dorë, duke u mbështetur në përvojat pozitive të së kaluarës.
Mbështetja sociale e finlandezëve është një tjetër arsye pse vendi vazhdon të renditet kaq lart. Sipas Indeksit të “Jetës së mirë”, 96% e finlandezëve besojnë se njohin dikë tek i cili mund të mbështeten në një rast nevoje.
Gjithashtu, përdorimi në masë i saunave ndikon në kënaqësinë e përgjithshme të jetës, lumturinë dhe ndjenjat sociale të finlandezëve. Në një vend me 5.5 milionë banorë, ku ka afërsisht 3.3 milionë sauna, kjo tregon dukshëm popullaritetin e kësaj metode relaksuese.