
Hamasi dhe Izraeli drejt një marrëveshjeje
Hamas pritet të lirojë 33 pengje gjatë fazës së parë të një marrëveshjeje armëpushimi që po finalizohet nga negociatorët në Doha, thanë dy zyrtarë izraelitë.
Izraeli beson se shumica e këtyre 33 pengjeve janë ende gjallë, tha një zyrtar i lartë izraelit për gazetarët të hënën, por trupat e pengjeve të vdekur pritet gjithashtu të jenë mes atyre që do të lirohen gjatë armëpushimit fillestar prej 42 ditësh.
Hamas dhe aleatët e tij mbajnë ende 94 pengje, të cilët janë marrë nga Izraeli gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023, nga të cilët të paktën 34 janë të vdekur, sipas qeverisë izraelite. Zyrtari i lartë izraelit tha se palët duket se janë pranë arritjes së një marrëveshjeje dhe se Izraeli është i gatshëm ta zbatojë menjëherë marrëveshjen sapo të firmoset.
Zjarri në Los Angeles: Numri i viktimave shkon në 24
Tre zjarre të egra janë aktive ende në zonën e Los Angeles. Vatra më e madhe, zjarri i Palisadave, është vetëm 14% nën kontroll, ndërsa zjarri i dytë më e madh, Eaton, është 33% nën kontrollin e zjarrfikësve.
Kryetarja e qytetit të LA, Karen Bass, thotë se po bëhen “përgatitje urgjente”, pasi parashikohen erëra afër forcës së uraganit, që mund të shkaktojnë zjarre të reja në të gjithë rajonin.
“Zemrat tona janë të tronditura për 24 personat e pafajshme që kemi humbur,” tha Presidenti Joe Biden.
24 persona kanë vdekur dhe 23 janë të zhdukur në zonat e Eaton dhe Palisades. Nëntë persona janë arrestuar për vjedhje në zonë, tha Prokurori i Qarkut të Los Angeles, Nathan Hochman.
Më shumë se 300 familje kanë humbur shtëpitë e tyre nga zjarri.
Plani i Trump/ Kryeministri i Grenlandës: Duam bashkëpunim me SHBA
Grenlanda dëshiron të punojë më ngushtë me SHBA-në për mbrojtjen dhe eksplorimin e burimeve të saj minerale, tha kryeministri i vendit të hënën.
Mute Egede tha se qeveria e tij po kërkon mënyra për të bashkëpunuar me presidentin e zgjedhur Donald Trump, i cili në javët e fundit ka shfaqur interes për të marrë kontrollin e territorit – pa e përjashtuar përdorimin e forcës ushtarake ose ekonomike për ta bërë këtë.
Po ashtu, të hënën, ministri i Jashtëm i Danimarkës tha se Danimarka është e gatshme të punojë me Grenlandën për “të vazhduar bisedimet” me Trump “për të siguruar interesat legjitime amerikane” në Arktik.
Grenlanda, një territor kryesisht autonom i Danimarkës, ndodhet në rrugën më të shkurtër nga Amerika Veriore në Europë, duke e bërë atë strategjikisht të rëndësishëm për SHBA-në.
Gjermania akuzon Rusinë për spiunazh në bazat e saj ushtarake
Policia gjermane tha se ka nisur një hetim për rastet e dyshuara të spiunazhit rus, pasi disa dronë u vunë re mbi disa instalime ushtarake në Bavari.
Në vrazhdën e luftës së Rusisë në Ukrainë, nuk përjashtohet mundësia që instalimet ushtarake gjermane dhe kompanitë e mbrojtjes, të jenë duke u spiunuar nga dronët, tha Zyra Shtetërore e Hetimit Kriminal e Bavarisë.
Incidenti i fundit ndodhi të dielën vonë, kur një dron u pa mbi një bazë ushtarake pranë Manhingut, tha policia, duke iu referuar një objekti të gjerë, ku forcat gjermane testojnë avionë të rinj me pilot dhe pa pilot.
Dronët mbi këtë bazë u panë edhe gjatë tri ditëve në dhjetor, sipas policisë.
Po ashtu, një tjetër fluturim i paautorizuar ndodhi po atë muaj edhe mbi një instalim ushtarak në Nojburg an der Donau.