TV Mania

Sondazh: Kush mendoni se duhet të fitojë "Këngën Magjike"?

Shkruar nga Anabel

7 Dhjetor 2024

Sondazh: Kush mendoni se duhet të fitojë "Këngën

"Kënga Magjike" 2024 do të mbyllë sot në mbrëmje udhëtimin 3 mujor të këngëve pjesëmarrëse në këtë edicion, në një natë finale që pritet të rezervojë shumë surpriza.

Nën prezantimin e Ardit Gjebreas, Matilda Mcinit dhe Selin Bollatit, festivali do të ndajë sot çmimet për disa kategori, për të mbërritur deri te fituesi i madh i këtij viti.

23 finalistë do të garojnë sonte për trofeun kryesor.
Si çdo vit, edhe këtë edicion do të ketë tre çmime të para dhe do të shpallet Top 10 më e mirë e edicionit “Kënga Magjike 2024”.

Votoni në sondazhin e mëposhtëm se cili mendoni se do të jetë artisti që do të fitojë çmimin e madh:

Poll

 

Poll