Showbiz dhe TV

“Kënga Magjike”: Këngëtarja zbulon se është në pritje të ëmbël *.*

Shkruar nga Anabel

7 Dhjetor 2024

“Kënga Magjike”: Këngëtarja zbulon se është

Këngëtarja Xheisara Frisku ka zgjedhur të ndajë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël në skenën e “Këngës Magjike”. Pas performancën së këngës të saj “Më e fortë”, vëmendjen e mori një tjetër moment mjaft emocionues.

Nëna e këngëtares, e cila ishte pjesë e publikut në sallë kuptoi se do të bëhej gjyshe, ndërsa mbante në duar disa këpucë të vogla bebesh, si një simbolikë e pritjes së ëmbël.

Por surpriza nuk mbaroi këtu, pasi njëkohësisht u bë e ditur edhe gjinia: Është vajzë! *.*

“Është vajzë! Unë gjithë jetën time kam ëndërruar që fëmijën time të parë ta kem vajzë. Unë mendoj se familjet që kanë vajzë të parën janë të bekuara dhe duke qenë vajzë vetë dhe duke ditur sa shumë e dua familjen time dhe sa jam e aftë jam të bëjë për ta, mendon se do jem nga ato nënat me fat. Do rris një princeshë, jam me fat”, theksoi Xheisara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kënga Magjike (@kengamagjikeofficial)