Horoskopi

Hëna e gjuetarit: 3 shenjat që do të ndikohen më shumë

Shkruar nga Anabel

17 Tetor 2024

Hëna e gjuetarit: 3 shenjat që do të ndikohen më shumë

Hëna e gjuetarit, e cila do të vijojë të shtrijë prezencën e saj edhe gjatë 17 tetorit, do të prekë disa shenja. Në këtë ngjarje qiellore, specifikisht Dashi, Gaforrja dhe Peshorja do të përjetojnë disa ndryshime, për të cilat është mirë të përgatiten.

Dashi

Hëna e gjuetarit: 3 shenjat që do të ndikohen më shumë

Kjo është një ngjarje që po ndodh në shenjën tënde, Dash, ndaj do t’i ndjesh në mënyrë të drejtpërdrejtë efektet. Do të jetë goxha intense, duke qenë se do të të sjellë situata që do të shigjetojnë traumat e tua të kaluara. Kjo mund të të nevrikosë dhe të të bëjë të qash nga zemërimi, por sërish, me vetëbesimin tënd, do ia dalësh shumë mirë.

Gaforrja

Hëna e gjuetarit: 3 shenjat që do të ndikohen më shumë

Kjo Hënë e plotë do të të bëjë të përjetosh disa drama të reja në karrierën tënde dhe në sfera të tjera, duke nisur që nga marrëdhëniet private, deri te pasiguritë që ke me veten. Do të gjesh zërin dhe autoritetin tënd, por fillimisht, do të të duhet të kalosh mbi ca sfida.

Marsi, planeti i aksionit është në shenjën tënde dhe do të të vështirësojë punën me planetet e tjera. Mund të të sjellë ndjesi më intensive se zakonisht dhe po, do të kesh momente ku do të shpërthesh.

Peshorja

Hëna e gjuetarit: 3 shenjat që do të ndikohen më shumë

Ky është sezoni yt, si dhe ka ndodhur një eklips në shenjën tënde, ndaj është normale që të biesh në kontakt me pjesë të pashëruara të zemrës tënde. Kjo Hënë do të përqendrohet në sektorin e partneritetit dhe do të ndodhin të reja në lidhjet e tua ndërpersonale.

Marrëdhëniet që ke do të kalojnë në ndryshime të mëdha, ndaj të duhet të kalosh nëpër drama ndoshta të panevojshme, por që duhen zgjidhur.

Artikuj të sugjeruar: