Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

16 Tetor 2024

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shëngjin/ Mbërrin anija e parë me emigrantë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ka mbërritur sot (16 shtator 2024) anija e parë, “Libra”, në bregdetin e Shëngjinit. Ajo mbante në bord 16 emigrantët e parë afganë që do të strehohen në Lezhë. Anija u shoqërua edhe nga 2 varka të policisë dhe u ankorua në portin e Shëngjinit.

Sipas policisë, janë ndërmarrë të gjitha masat për zbatimin e procedurave të përshpejtuara kufitare. Refugjatët janë të parët që do të nisin jetesën e tyre në një kamp të krijuar posaçërisht për ta, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Edi Ramës dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA i lë vetëm 30 ditë kohë Izraelit që të veprojë për të lehtësuar gjendjen në Gaza

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

SHBA ka paralajmëruar Izraelin, duke i lënë 1 muaj kohë që të rrisë në mënyrë urgjente aksesin e ndihmave që nisen për në Gaza. Nëse nuk respektohet kjo periudhë kohore, do të përballet me ndërprerjen e ndihmës ushtarake të SHBA. Në një letër të përpiluar nga administrata e Biden dhe të nënshkruar nga sekretari i Shtetit, Antony Blinken, si dhe Lloyd Austin, sekretari i Mbrojtjes, shkruhet ultimatumi në fjalë, duke shënuar kështu ashpërsimin e toneve që SHBA po bën ndaj aleatit, Izraelit.

“Izraeli duhet, duke filluar tani dhe brenda 30 ditëve të veprojë në një sërë masash konkrete për të rritur furnizimet me ndihma, duke shtuar se dështimi mund të kanë implikime për politikën e SHBA”, deklarohet në letër.

Pavarësisht paralajmërimit të SHBA, Izraeli sulmon Bejrutin

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një raketë vdekjeprurëse goditi lagjet e Bejrutit, si dhe të tjera sulme ajrore janë kryer në kryeqytetin e Libanit. Këto sulme vijnë pas deklaratës së SHBA se kundërshtojnë përshkallëzimin e sulmeve izraelite në Liban.

Autoritetet izraelite kanë dhënë urdhra evakuuimi më parë, por më vonë, kanë kryer sulme pa paralajmërim, duke u justifikuar se kanë kryer një sulm drejt një magazine armësh të Hezbollahut. “Para sulmit janë marrë hapa për të ulur rrezikun e dëmtimit të civilëve”, u shpreh ushtria izraelite.

Turqi/ Erdogan vë në dyshim kapacitetin e OKB: “Si mund të mbrojë të tjerët kur nuk mbron dot as veten?”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë, u shpreh se OKB nuk mund të mbrojë të drejtat e njerëzve të tjerë që sulmohen nga Izraeli, kur nuk është në gjendje të mbrojë as stafin e vet, duke iu referuar kështu sulmeve të shumta dhe humbjeve të jetëve me të cilat është përballur stafi i Agjencisë.

Në fjalën e tij në konferencën për Diplomacionë Globale dhe Ardhmërinë e Palestinës, e zhvilluar në Ankara, Erdogan u shpreh: “Edhe sa kohë do të qëndrojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe do të shikojë se rajoni ynë kthehet në një det gjaku, me civilët në Gaza që digjen të gjallë? Ne dëshmuam se si organizatat e të drejtave të njeriut dhe mediat globale luajnë rolin e tre majmunëve, kur bëhet fjalë për të drejtat e fëmijëve të pafajshëm të vrarë në Gaza,” u shpreh ai, duke shtuar se palestinezët kanë dekada me radhë që ka duruar një dhunë dhe shtypje të tillë.