Kur vjen puna te përkushtimi tek të vegjlit dhe rritja e tyre, Rihanna si nënë tregon se ky nuk është një angazhim i lehtë. Ka mjaftuar një video që këngëtarja ka postuar në Instagram për të kuptuar shkathtësinë dhe “vrapin” që ajo duhet të bëjë gjatë gjithë kohës për të qëndruar pas të birit Riot që është vetëm dy vjeç.
View this post on Instagram
“Të jesh mama djemsh është një sport olimpik,” shkruan artistja në mbishkrimin e videos, të cilën e ka shoqëruar edhe me kolonën zanore të filmit “Mission Impossible” (“Mision i pamundur”). Në të duket djali i Rihanna-s duke u përpjekur që të kapërcejë njërën anë të krevatit për të kaluar në pjesën tjetër të divanit të shtëpisë.
Por, i biri vetëm 13 muajsh tregon se si pas “arratisjes”, shkon me vrap dhe merr shishen e tij të ujit. Megjithatë, përtej lodhjes apo përkushtimit që duhet të ketë, këngëtarja nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të qenë nënë djemsh, gjë që e bën atë të jetë gruaja e vetme në shtëpi.
“Fakti që jam nënë e dy djemve më jep një ndjesi shumë të mirë. Unë mund të kem lodhje, “shkatërrim” nervash, por sërish arrij që të përqafoj të gjithë anët e mira që vijnë me feminilitetin dhe të qenit grua,” tha Rihanna në një intervistë për E News pak muaj më parë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: E News