
U deshën plot 25 vite, mijëra lot e meme që Kate Winslet të pranonte se Jack (Leondardo DiCaprio) mund të kishte shpëtuar nga fundi tragjik në filmin "Titanic".
Nëse e kujtoni skenën, për të mbijetuar në oqeanin e ngrirë Atlantik, pasi anija është fundosur, Rose shtrihet mbi një derë druri që lundron, ndërsa Jack mbahet në cep të saj për të mos shtuar peshën dhe për të mos lejuar fundosjen e derës bashkë më Rose.
Kjo skenë ka qenë një nga më të përfolurat sa i takon filmit të famshëm, pasi shumë njerëz kanë pretenduar ndër vite se aktori DiCaprio mund të ishte përshtatur duke qëndruar mbi derën lundruese dhe të kishte mbijetuar, duke i kursyer botës ca lot.
Regjisori Cameron ka zbuluar në një intervistë për "Mythbusters" në vitin 2012 se vdekja e Jack ishte e nevojshme për mbylljen e filmit. Ndërsa, aktorja Winslet në një intervistë për podkastin "Happy Sad Confused" u përpoq të zgjidhte debatin duke pranuar se në atë derë lundruese kishte vend edhe për Jack.
"Po, ai mund të përshtatej," tha ajo. “Ai mund të vendosej në atë derë, por thjesht ne të dy nuk mund të qëndronim gjatë mbi ujë. Pra, do fundoseshim të dy,” përfundoi aktorja.
Artikuj të sugjeruar:
- Kate Winslet flet në mënyrën më të ëmbël për rrudhat *.*
- Ndryshe nga ç'mendonim, Kate Winslet thotë se puthja te “Titanic” nuk ka qenë dhe aq romantike
- Posteri i ri i filmit “Titanic” shkakton konfuzion dhe sigurisht, reagime
- Për Kate Winslet, kjo është mosha kur është ndjerë më 'seksi dhe e fuqishme'