Instagramming

Anna Lika dhe Bjordi, prindër për herë të parë

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2024

Anna Lika dhe Bjordi, prindër për herë të parë
FOTO: ANNA LIKA/ INSTAGRAM

Anna Lika dhe Bjordi Mezini do të bëhen prindër për herë të parë! Në një festë me familjarë dhe miq të përbashkët, çifti i njohur ka zbuluar gjininë e foshnjes duke treguar mes emocioneve se do të bëhen prindër të një vajze.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Aktorja e veshur me një fustan të bardhë dhe barkun e rrumbullakosur dhe Bjordi me një kostum elegant treguan momentet më të bukura të festës, duke e ndarë lajmin e bukur me të gjithë. Ka qenë Anna ajo që ka publikuar vetëm një foto në Instastory bashkë me partnerin, duke e konsideruar këtë si momentin më special në jetën e tyre.

Anna Lika dhe Bjordi, prindër për herë të parë
FOTO: ANNA LIKA/ INSTAGRAM

Kujtojmë që ata të dy janë njohur gjatë xhirimeve të serialit “Hot”, ndërsa konfirmimin e romancës e bënë me një postim në Instagram në muajin maj të këtij viti. Për aktoren, por edhe familjarët, ky lajm i bukur vjen disa muaj pas ndarjes nga jeta të Ilda Gjonit, mamasë së Annës dhe motrës së Inis dhe Ingrid Gjonit.

Shumë urime për Annën dhe Bjordin!

Artikuj të sugjeruar: