Instagramming

Rudina Hajdari, në një romancë të re: “E bekuar”

Shkruar nga Anabel

21 Korrik 2024

Rudina Hajdari, në një romancë të re: “E bekuar”

Ish-deputetja Rudina Hajdari, përmes një postimi në Instastory, ka treguar se është në një romancë të re. Ajo ka publikuar një foto me partnerin, duke shkruar “e bekuar”.

Partneri i saj është Tan Kazazi, regjisor dhe producent prodhimesh kinematografike.

Rudina i ka dhënë fund martesës së saj me ish-bashkëshortin, Muçjon Demiraj. Dyshja e kurorëzoi dashurinë në një ceremoni në New York, në korrik të 2015-ës, ku të ftuar ishin vetëm njerëzit më të afërt të çiftit. Pak muaj më vonë, erdhi në jetë vajza e tyre, Sihana.


Rreth ftohjes së martesës, Rudina ka folur 2 vite më parë, në një intervistë në “Wake Up”, ku ndër të tjera, u shpreh:

“Është shumë e vështirë sepse që në 2017-tën kemi këtë histori që jemi larg njëri-tjetrit dhe kjo ka krijuar një ftohje në marrëdhënie. Ne mundohemi të bëjmë më të mirën sepse kemi edhe një vajzë dhe kjo e bën pak më të komplikuar le të themi dhe duke marrë parasysh që vajza po rritet dhe kupton akoma më shumë, mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme”.

Më tej, ajo shtoi:

“Unë nuk hyj nga ato gra që identifikohem nga martesa. Profesioni im ka luajtur një rol shumë kyç në jetën time dhe ka ndikuar në këtë aspekt. Nuk mund t’i kesh të gjitha në rregull. Mendoj që mbi dashurinë dhe mbi raportin martesor, thelbi është respekti. Edhe nëse ikën dashuria ose largësia bën të vetën, larg syrit larg zemrës, respekti është ai që i mban dy njerëz bashkë”.