Kevin Jonas ka rrëfyer në llogarinë e tij në Instagram se është diagnostikuar me kancer në lëkurë dhe se i është nënshtruar operacionit për të hequr një karcinomë të qelizave bazale, në zonën e kokës.
“Sot do të heq një karcinomë të qelizave bazale nga koka ime”, tha anëtari i Jonas Brothers në videon e publikuar në rrjetin social, ku tregoi edhe një nishan në pjesën e sipërme të ballit. “Ky djaloshi i vogël është një kancer në lëkurë që ka nisur të rritet. Tani duhet të operohem që ta heq”, vijoi ai.
Duket se procedura ka qenë e shpejtë, pasi ai u lejua të shkonte në shtëpi pas operacionit, ku sërish përditësoi njerëzit. “Mirë, gjithçka mbaroi. Tani është koha të shërohem dhe po shkoj në shtëpi. Sigurohuni që t’i kontrolloni nishanet”, u shpreh Jonas dhe në mbishkrimin e videos shkroi: “Rikujtesë miqësore që të kontrolloni nishanet”.
View this post on Instagram
Ç’është karcinoma e qelizave bazale?
Karcinoma e qelizave bazale (BCC) është forma më e zakonshme e kancerit të lëkurës, e cila krijohet në shtresën e epidermës. Ndonëse mund të kapet shpejt, sërish, mund të pushtojë indet përreth dhe të shkaktojë edhe përfytyrim, ndaj është e këshillueshme që personat që kanë nishane, t’i kontrollojnë shpesh ato.
Shkaku kryesor i karcinomës është ekspozimi i gjatë në diell dhe gjenetika. Edhe solari mund të ndikojë në prekjen nga kjo sëmundje.
Artikuj të sugjeruar: