
Oni Pustina dhe balerina Linda Poda së shpejti do të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë.
Gjithçka u zbulua gjatë sfilatës në eventin e “Geraldina Sposa” ku Linda parakaloi në pasarelë me një fustan nusërie, duke shfaqur edhe barkun e rrumbullakosur. Thuhet se ajo është në muajin e 6 të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze.
Dashuria mes Onit dhe Lindës ka nisur 5 vite më parë, gjatë spektaklit “Dancing With The Stars”, ku ata u shpallën edhe çifti fitues.