
Cher thotë se burrat në moshën e saj nuk e përballonin dot, ndaj i duhet të lidhet me persona më të rinj. Teksa jep një intervistë për Jennifer Hudson, artistja shpjegon se del me burra më të rinj në moshë pasi është disi e turpshme ndaj burrave në përgjithësi.
“Dhe arsyeja pse merrem me më të rinj se vetja është sepse burrat në moshën time kanë vdekur, por para se të ndodhte kjo, shumica nuk më afroheshin dot, ishin të tmerruar. Ndërsa djemtë e rinj janë rritur nga gra si unë, pra janë të guximshëm”, tha 77-vjeçarja.

Para se të tregonte këto detaje, Cher zbuloi se në të shkuarën ka refuzuar Elvis Presley-n sepse ishte nervoze për reputacionin e tij dhe e dinte me çfarë njerëzish shoqërohej ai.

Aktualisht aktorja po del me muzikantin Alexander “AE” Edwards, i cili është 40 vite më i ri se ajo. Ata u takuan në Paris Fashion Ëeek në shtator të 2022-shit dhe u ndan për pak kohë në maj të 2023-shit. Çifti u ribashkuan në shtator 2023, kur u panë dorë për dore në Los Angeles.
Artikuj të sugjeruar: