
Suki Waterhouse u bë nënë vetëm pak kohë më parë dhe tani është gati t’ia tregojë fëmijën botës. Partnerja e Robert Pattinson, ka publikuar një foto me foshnjën në krah, të veshur plot detaje zemrash dhe poshtë saj shkruan: “Mirë se erdhe në botë engjëll”.
Çifti nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës, por morën shumë dashuri dhe komente mbështetëse në foto.
View this post on Instagram
Waterhouse dhe Pattinson e konfirmuar lindjen e fëmijës kur u panë duke lëvizur me një karrocë rozë në Los Angeles. Kjo është foto e parë e foshnjës, e cila nga gjithë të dhënat e deri tanishme mund të jetë vajzë, por ende pritet konfirmimi nga çifti. Edhe emri i fëmijës mbetet akoma një sekret, ashtu siç shkoi pothuajse gjithë shtatzënia e këngëtares e cila e zbuloi pritjen e ëmbël vonë, kur ishte rreth 4 muajshe shtatzënë.
Çifti janë bashkë prej 5 vitesh dhe janë të fejuar, sipas mediave.
Artikuj të sugjeruar: