Kinema & TV

Timothée Chalamet në rolin e Bob Dylan: Ja si duket aktori

Shkruar nga Anabel

25 Mars 2024

Timothée Chalamet në rolin e Bob Dylan: Ja si duket aktori
getty

Timothée Chalamet mund të jetë një nga aktorët më të përfolur të momentit, pas suksesit në rolin e Willy Wonka dhe në filmin “Dune: Part 2”. Suksesi i tij i radhës është rrugës dhe këtë herë do luajë ikonën Bob Dylan.

Timothée Chalamet në rolin e Bob Dylan: Ja si duket aktori
Getty

Aktorit i është besuar roli kryesor në filmin e jetës së legjendës së muzikës. Titulli i filmit është “A complete unknown”. Fotot e para nga sheshxhirimi kanë dalë dhe Timothée shfaqet i veshur is Dylan kur ishte i ri.

Timothée Chalamet në rolin e Bob Dylan: Ja si duket aktori

ET ka siguruar foton nga New York-u dhe përgjithësisht look-u i tij është komentuar pozitivisht.

Timothée Chalamet në rolin e Bob Dylan: Ja si duket aktori

Suksesi duket se do jetë i garantuar për Chalamet, ndërsa fotot e para tregojnë se përzgjedhja për të ka qenë e duhura. Filmi i tregon adhuruesve të kinemasë detaje të historisë së Dylan, sidomos kur bëri tranzicionin nga muzika folk në rock and roll që e shënoi emrin e tij me shkronja të arta në historinë e muzikës amerikane dhe botërore.

Timothée Chalamet në rolin e Bob Dylan: Ja si duket aktori

Artikuj të sugjeruar: