Muzika

Noizy do të performojë në festivalin më të madh në Europë, krah Nicki Minaj, 21 Savage etj

Shkruar nga Anabel

8 Mars 2024

Noizy do të performojë në festivalin më të madh në

Fansa të muzikës, mblidhuni! Noizy do të performojë në skenën e “Openair Frauenfeld”, festivali më i madh i muzikës hip-hop në Europë dhe një ndër më të njohurit në botë, i cili organizohet në Frauenfeld, Zvicër, nga 11 deri në 13 korriku.

Noizy do të performojë në festivalin më të madh në

Noizy do të performojë në të njëjtën skenë me emra shumë të famshmë të muzikës në rang botëror. 21 Savage, Playboi Carti, Gunna, Ice Spice, Offset, Nicki Minaj, Skepta e Ssio janë vetëm disa prej emrave që do të jenë prezent në skenën e Frauenfeld, për t’i dhuruar spektakël publikut.

“Openair Frauenfeld” është një festival i përvitshëm, i cili zhvillohet në korrik në qytetin Frauenfled dhe konsiderohet si një ndër festivalet më të mëdhenj open air në Zvicër dhe më i madhi në të gjithë Europën. Festivali organizohet që prej vitit 1985.

Më parë, ka qenë festival i muzikës rock dhe blues dhe quhej “Out in the Green Festival”. Më pas, ndryshoi emrin në vitin 2007. Në këtë festival marrin pjesë rreth 150,000 njerëz nga vende të ndryshme të botës dhe kanë performuar emra të mëdhenj të muzikës hip-hop dhe rap, si:Jay Z, Kanye West, Eminem, Snoop Dog, Kendrick Lamar, A$AP Rocky, Travis Scott, 50 Cent etj.