Nëse keni probleme me tretjen kur udhëtoni, me siguri nuk jeni vetëm. Shumë njerëz kanë vështirësi në kryerjen e nevojave personale kur udhëtojnë.
Ky problem njihet si “kapsllëku i udhëtimit” dhe shoqërohet me simptoma karakteristike të kapsllëkut.
Disa ekspertë të aparatit tretës mendojnë se kjo ndodh për shkak të ndryshimit të ritimit cirkadian – ndryshime fizike, mendore dhe të sjelljes që ndodhin gjatë 24 orëve.
Mënyra juaj e udhëtimit mund të ndikojë gjithashtu. Te qenit ulur për një kohë të gjatë mund të ketë një efekt negativ pasi lëvizja është e nevojshme për procesin e tretjes.
Fluturimi gjithashtu mund t'ju bëjë të ndiheni të fryrë për shkak të rënies së presionit atmosferik.
Për të lehtësuar simptomat:
- bëni ushtrime të lehta me krahët dhe këmbët dhe provoni të ecni në disa destinacione
- shmangni pirjen e lëngjeve të gazuara
- shmangni ngrënien e ushqimeve që zakonisht ju shkaktojnë fryrje
- hidratohuni
- konsumoni fruta dhe perime, si dardhë, mollë, lakër jeshile ose brokoli