
Kur vjen puna tek ish-at, Taylor Swift di gjithmonë si t'i trazojë ujërat. Këngëtarja publikoi së fundmi videoklipin e “Opalite”, këngës së dytë nga albumi i saj i 12-të, "The Life of a Showgirl", dhe fansat janë të bindur: mesazhet nuk janë aspak të rastësishme.
Në videon me estetikë të viteve ’90, Taylor shfaqet përkrah aktorit Domhnall Gleeson në një histori po aq absurde sa edhe simbolike. Ajo “zëvendëson” mungesën e një partneri me… një gur të madh, ndërsa Gleeson bën të njëjtën gjë me një kaktus të vogël.
Dhe po, interneti e ka kapur menjëherë metaforën.


Sipas fansave, shkëmbi përfaqëson ish-partnerin e Taylor-it, Joe Alwyn, ndërsa kaktusi simbolizon ish-të dashurën e të fejuarit të saj, Travis Kelce, Kayla Nicole. Një krahasim që është i qartë: Taylor ka thënë më parë se ajo mbante gjithë “peshën” e marrëdhënies me Alwyn, ndërsa kaktusët, sado t’i duash, vetëm të lëndojnë, siç pretendohet se ka ndodhur me Kayla Nicole dhe Travis Kelce.


Në një tjetër skenë, Swift spërkat veten me një pastrues të quajtur Opalite, që premton marrëdhënie më të mira. Një aluzion i qartë, që tregon se ajo ka ndier nevojë për të rregulluar veten në lidhjen e saj me Joe Alwyn.
Por kulmi vjen në fund. Taylor dhe Gleeson “bashkohen”, ndërsa në ekran shfaqet mesazhi:
“Guri dhe kaktusi u martuan në një ceremoni të vogël dhe intime pasi u njohën përmes Opalite.”


Dhe menjëherë pas tij:
“Plehrat mbeten plehra.”
Teksti i këngës duket se shkon edhe më tej. Në një varg, Swift këndon:
“Nuk mund ta kuptoje, pse ndiheshe i vetmuar/
Ishte [dashuri] e vërtetë për ty, ndërsa ajo rrinte gjithmonë në telefon.”
Fansat e lidhën menjëherë këtë me Kayla Nicole, sidomos pasi një video e vjetër e Travis Kelce u rikthye në qarkullim, ku ai ankohej se partnerja e tij rrinte gjithmonë në telefon.
Ka edhe nënkuptime se ish-e dashura e Kelce ishte më shumë e interesuar për famën sesa për marrëdhënien, diçka që Swift e ka prekur shpesh në tekstet e saj.
Për ata që kanë humbur kapitujt e mëparshëm: Taylor Swift dhe Joe Alwyn ishin bashkë për gjashtë vite, nga 2017 deri në 2023, në një lidhje tepër private. Ndërkohë, Travis Kelce dhe Kayla Nicole patën një marrëdhënie me shkëputje mes 2017-s dhe 2022-shit.

Sot, historia është krejt tjetër. Taylor dhe Travis janë të fejuar, ai i propozoi në gusht 2025 dhe po planifikojnë dasmën e tyre.
E megjithëkëtë, fiksimi i Taylor-it për të sulmuar ish-at përmes teksteve të saj nuk përfundon, përkundrazi.


