Showbiz

Publikimi i bisedave me aktoren e ka zemëruar shumë Taylor Swift

Publikimi i bisedave me aktoren e ka zemëruar shumë Taylor Swift
Foto: Taylor Swift/ screenrant

Sipas raportimeve, Taylor Swift është shumë e zemëruar pas publikimit të mesazheve me Blake Lively-n, e cila ndodhi pasi u përfshi në betejën ligjore të aktores me Justin Baldoni-n.

Publikimi i bisedave me aktoren e ka zemëruar shumë Taylor Swift

“Ka qenë shumë e vështirë për Taylor-in,” tha një burim për Us Weekly të hënën.

“Fakti që mesazhet e saj dolën në publik e bën të ndihej e pambojtur dhe disi e dhunuar, sikur diçka private papritur nuk ishte më e saj. Kjo nuk i pëlqen aspak.”

Javën e shkuar, përpara një seance gjyqësore u publikuan disa prej bisedave private mes këngëtares dhe aktores. Përmes tyre u zbuluan komunikimet që ato kishin bërë mbi aktorin, të cilat ishin të shumta aq sa nxorrën në pah ndoshta mendimet e vërteta të këngëtares mbi të.

Publikimi i bisedave me aktoren e ka zemëruar shumë Taylor Swift

Ndër të tjera, u zbuluan edhe mesazhet që dyshja shkëmbeu pak para se t’i jepnin fund miqësisë së tyre. Përmes publikimit të tyre shumë prej nesh kuptuam arsyen pse dy mikeshat vendosën të distancoheshin nga njëra-tjetra.

Megjithëse mesazhet dukeshin se zgjidhnin disa mosmarrëveshje, një burim tha për Page Six në tetor 2025 se Taylor Swift dhe Blake Lively nuk kanë pasur kontakt që nga fillimi i konfliktit dimrin e kaluar.

Një tjetër burim tha vitin e kaluar se Taylor Swift ndjeu se ishte “përdorur” nga ish-mikesha e saj gjatë gjithë dramës me Justin Baldoni-n.

Padia e Blake Lively-t vazhdon ende dhe është pjesë e një procesi ligjor që nisi pas akuzave për ngacmim seksual ndaj aktorit.

Publikimi i bisedave me aktoren e ka zemëruar shumë Taylor Swift

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

The publication of conversations with the actress has angered Taylor Swift.

Publikimi i bisedave me aktoren e ka zemëruar shumë Taylor Swift
Photo: Taylor Swift/ screenrant

According to reports, Taylor Swift is very angry after the publication of messages with Blake Lively, which occurred after she became involved in the actress's legal battle with Justin Baldoni.

Publikimi i bisedave me aktoren e ka zemëruar shumë Taylor Swift

"It's been very difficult for Taylor," a source told Us Weekly on Monday.

"The fact that her messages went public makes her feel vulnerable and somewhat violated, as if something private was suddenly no longer hers. She doesn't like that at all."

Last week, ahead of a court hearing, some of the private conversations between the singer and the actress were released. Through them, the communications they had made about the actor were revealed, which were so numerous that they perhaps revealed the singer's true thoughts about him.

Publikimi i bisedave me aktoren e ka zemëruar shumë Taylor Swift

Among other things, messages that the pair exchanged shortly before ending their friendship were also revealed. Through their publication, many of us understood the reason why the two friends decided to distance themselves from each other.

Although the messages appeared to resolve some differences, a source told Page Six in October 2025 that Taylor Swift and Blake Lively have not been in contact since the conflict began last winter.

Another source said last year that Taylor Swift felt she was "used" by her ex-girlfriend throughout the drama with Justin Baldoni.

Blake Lively's lawsuit is still ongoing and is part of a legal process that began after allegations of sexual harassment against the actor.

Publikimi i bisedave me aktoren e ka zemëruar shumë Taylor Swift