Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2023

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Arrestohet politikani serb i Kosovës për rolin në pritën e armatosur

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Policia në Beograd ka arrestuar një politikan serb të Kosovës katër ditë pasi ai pranoi se ishte pjesë e grupit paraushtarak të përfshirë në përleshjen me forcat e sigurisë së Kosovës, ku humbën jetën katër persona.

Beogradi ka mohuar çdo lidhje me njësinë paraushtarake prej 30 trupash, por në shtypin kosovar u shfaqën fotografi që tregonin Milan Radoiçiç, nënkryetarin e partisë kryesore serbe të Kosovës, duke ecur lirshëm në Serbi, pavarësisht se kishte pranuar se kishte marrë pjesë në një pritë ndaj policisë së Kosovës.

Rrëzohet autobusi turistik: Të paktën 21 të vdekur në Venecia

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe 15 janë plagosur pasi një autobus turistik u rrëzua nga një mbikalim pranë Venecias në veri të Italisë. Zyrtarët thanë se automjeti ra 30 metra në linjat e energjisë elektrike dhe mori flakë rreth orës 19:45 me kohën lokale.

Viktimat përfshinin shtetas ukrainas, gjermanë dhe francezë, sipas prefektit të Venecias, Michele Di Bari. Dy nga të vdekurit ishin fëmijë. U vra edhe shoferi italian, 40 vjeç.

Sinodi i Peshkopëve do të mblidhet në Romë: Gratë përgatiten të votojnë për herë të parë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gratë do të lejohen të votojnë për herë të parë në një takim të peshkopëve që do të zhvillohet në Romë të mërkurën. Papa Françesku miratoi ndryshimet në normat që drejtojnë Sinodin e Peshkopëve në prill, duke i hapur rrugën grave që të mbajnë 54 nga 365 votat.

Shën.red. Sinod - mbledhje ose kuvend i klerit për të vendosur mbi çështje të ndryshme të lidhura me veprimtarinë e kishës.

“Për gratë, ky është një hap i jashtëzakonshëm përpara,” tha për Associated Press María Lía Zervino, drejtoreshë e Observatorit të Grave Botërore.

Sinodi trejavor do të mbledhë qindra delegatë për të diskutuar disa nga çështjet kryesore me të cilat përballet kisha, nga roli i grave te beqaria e priftërinjve dhe bekimi i çifteve homoseksuale.

Italia kujton qindra jetë të humbura në një nga katastrofat më vdekjeprurëse të emigrantëve në Mesdhe

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lampedusa përkujtoi 10-vjetorin e fundosjes së një varke emigrantësh që mori 368 jetë, por pjesëmarrësit thanë se pak gjëra kanë ndryshuar për të parandaluar një tragjedi të ngjashme.

Qindra njerëz u mblodhën në ishullin italian, për të vendosur lule dhe për të bërë nderimet e tyre për viktimat e një prej fatkeqësive më vdekjeprurëse të emigrantëve në Mesdhe.

Gjatë natës së 3 tetorit 2013, anija e mbushur me qindra eritreanë, etiopianë dhe somalezë u përmbys dhe u mbyt ndërsa iu afrua Lampedusës. Viktimat përfshinin gra dhe fëmijë, shumë prej të cilëve ishin bllokuar në byk. Vetëm 155 njerëz mbijetuan.