Celebrity

Vdekja e pazbardhur e 2Pac: Policia arreston një të dyshuar me akuzën për vrasje

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2023

Vdekja e pazbardhur e 2Pac: Policia arreston një të dyshuar me

Policia amerikane ka akuzuar ish-udhëheqësin e një bande për vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996, një nga vrasjet më famëkeqe të pazbardhura në historinë e hip hop-it.

Legjenda e hip hop-it u qëllua katër herë më 7 shtator të vitit 1996 teksa kishte ndaluar në semafor, në Las Vegas. Të premten, autoritetet paditën Duane "Keffe D" Davis, 60 vjeç, me akuza për vrasje me një armë vdekjeprurëse.

Vdekja e pazbardhur e 2Pac: Policia arreston një të dyshuar me

Policia thotë se ai e kishte planifikuar sulmin vdekjeprurës pasi nipi i tij u përfshi në një përleshje me Tupac-un në një kazino.

Davis u arrestua pranë shtëpisë së tij në Las Vegas herët të premten dhe do të dalë para gjykatës brenda disa ditësh. Në dëshmitë e mëparshme, ai e ka pranuar se ndodhej në makinën nga u qëllua me armë kundrejt reperit, i cili vdiq në moshën 25-vjeçare.

Vdekja e pazbardhur e 2Pac: Policia arreston një të dyshuar me

Në gjykatë, prokurori Marc DiaGiacomo e përshkroi Davis, një ish-udhëheqës i bandës South Side Compton Crips, si "komandantin në terren" që "urdhëroi vdekjen" e Shakur.

I konsideruar si një nga emrat më të njohur të hip hop-it, vdekja e 2Pac u pasua nga disa dokumentarë. Ai shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën dhe kryesoi toplistat me hite si “California Love”, “All Eyez On Me”, “Changes” etj.

Në qershor të këtij viti, emri i tij u vendos në Hollywood Walk of Fame.