Instagramming

Stresi (po, po, pikërisht Stresi o.O) komentoi lirimin e Encës

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2023

Stresi (po, po, pikërisht Stresi o.O) komentoi lirimin e Encës
Javën e kaluar, Enca u arrestua si rezultat i operacionit “Balcony”. Nga kërkimet, policia gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis në shtëpisë e saj. Më pas, Gjykata e Tiranës vendosi që këngëtarja të lirohej nga paraburgimi, duke i caktuar edhe masën “detyrim paraqitjeje”.
 
Sapo u la e lirë, Enca postoi në rrjetet sociale dhe mes qindra komenteve, spikati edhe ai i Stresit, i cili, ironikisht shkroi: “Po ata djem nënash që për dy cigare janë në burg?”, referuar vendimit për nxjerrjen e Encës nga paraburgimi.

Stresi (po, po, pikërisht Stresi o.O) komentoi lirimin e Encës
 
Pavarësisht të gjithave, nuk besojmë se Stresi është fiks individi i duhur për të bërë një koment të tillë në postimet e Encës, për shkak të një historie të gjatë që ai ka me bimën e kanabisit. Në video dhe foto të ndryshme, reperi s’është kursyer të tregojë se po, e konsumon kanabisin. Për një rikujtesë të vogël, ne kërkuam në Google (sepse interneti nuk harron) dhe ja ku shfaqet Stresi me bimën për të cilën komentoi Encën:

Stresi (po, po, pikërisht Stresi o.O) komentoi lirimin e Encës

Stresi (po, po, pikërisht Stresi o.O) komentoi lirimin e Encës

Stresi (po, po, pikërisht Stresi o.O) komentoi lirimin e Encës

Stresi (po, po, pikërisht Stresi o.O) komentoi lirimin e Encës

Stresi (po, po, pikërisht Stresi o.O) komentoi lirimin e Encës

Më falni për sinqeritetin, por te fotoja e parë, e postuar në Instastory nga Stresi, bëhen më shumë se dy cigare dhe Stresi, i cili e ka demonstruar hapur se konsumon kanabis, nuk është kujtuar për padrejtësitë dhe afatet kohore për djemtë që lihen në burg. 

Pra, me teorinë e Stresit, nëse Enca doli për 2 ditë sepse kishte mbjellë 5 vazo me kanabis, Stresi i bie të arrestohej dhe të dilte pas një pafundësi ditësh. Nuk po tregohemi specifikë, sepse:

1. E humbim numërimin.

2. S'jemi ekspertë të ligjit.

3. S'mund të bëjmë punën e policisë.

Gjithashtu, po flasim për reperin që ka shkruar këtë tekst:

"Sa herë që vij unë e kam jeshilen n'dorë (bar me kile 3x)
po vij si gangsta të ton e kom ndor (bar me kile 3x)

Dal prej shpis' jeshilen n'xhep, Stresi is back në kët rep... shok n'aksion xhepat plot canabis..
ktu s'ka 2 fletsha, ka 4 fletsha/ këtu punohet vetëm pis/ na e pimë n'derë t'shpis/ ia japim derën edhe kojshis".

Artikuj të sugjeruar: