Për Beniada Nishanin, rëndësinë më të madhe pasi një lidhje përfundon e marrin kujtimet, ato të bukurat. Në një intervistë për “Wake up” në Top Channel, modelja foli për ndarjen nga Blerti Hajdari.
“Nuk ka rëndësi si shkojnë gjërat në jetë, nuk ka rëndësi kur njerëzit ndahen. Mendoj që ka rëndësi çfarë ne jetojmë dhe nëse një lidhje mbaron, ka rëndësi ta kemi shijuar dhe të kemi marrë më të mirën. Shumë njerëz mbajnë kujtimet negative. Unë kujtimet negative i hedh pas shpine,” u shpreh ajo.
“I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën. Kur je pozitive, të shkojnë gjërat mbarë. Edhe pse kalova një verë [me ulje-ngritje], jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur,” shtoi ajo disi e përlotur.
Beniada dhe Blerti, ish-futbollist i Tiranës dhe vëllai i Arbër Hajdarit, u njohën në “Procesin Sportiv”. Ata nuk e konfirmuan kurrë lidhjen, por aludimet nëpër portale dhe postimet në Instagram tregonin se mes tyre pati një romancë.
Ndarja u konfirmua nga mikesha e Beniadës, Jori Delli. E ftuar në “Procesi Sportiv”, ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” u pyet nëse Beniada ishte ndarë. “Po. Beniada është single,” tha Jori në korrik.