Togfjalëshi resort luksoz, shpesh shkon shumë më larg asaj çfarë njerëzit mendojnë, kur e degjojnë këtë të fundit. Një resort luksoz nuk lidhet vetëm me detajet luksoze, teknologjinë e fundit, apo me shërbimin 5 yje të stafit. Një resort luksoz i vërtetë duhet të mishërojë një stil jetese që frymëzon dhe që na dikton zakone të reja të shëndetshme në jetën tonë. Portonovi, është pikërisht resorti luksoz i vendosur në gjirin Boka, i rrethuar nga natyra, dhe ujrat e bruztë të Adriatikut, që synon ta bëjë jetën tuaj më të bukur.
Çdo aspekt në këtë fshat që gëlon nga jeta dhe gjallëria është shqyrtuar me kujdes, nga suitat dhe vilat e bukura deri tek përvojat e kulinarisë dhe mirëqenies. Cilido qoftë qëllimi i vizitës suaj, në këtë resort mund të gjeni çdo gjë një hap larg jush. Portonovi është gjithçka që ju nevojitet për të shijuar mënyrën sublime të jetesës mesdhetare. Ndonëse jemi në prag të vjeshtës, në Portonovi sezonet janë të shkrira me njëra-tjetrën duke ofruar gjithmonë eksperienca unike. Larg streseve të jetës moderne, çdo ditë në Portonovi duket se zgjat disi më gjatë, dhe çdo moment është i mbushur me përvoja dhe aventura të paharrueshme.
Nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve që nuk i pëlqeni dhe aq turmat, e preferoni që pushimet t'i kaloni në ditët e para të shtatorit, Portonovi do të ishte zgjedhja e duhur. Klima e butë mesdhetare, natyra, ujërat e ngrohtë të Adriatikut, brigjet e paeksploruara vijojnë të mbeten po aq mikpritëse edhe në vjeshtë. Për pushuesit që parapëlqejnë t'i shijojnë ditët e pushimit në qetësi, në Portonovi mund të shijojnë zhytjet në ujërat e turkuaztë të Adriatikut, në pishinë ose në plazhin privat të resortit. Ndërsa mëngjeset duke eksploruar vijën bregdetare me vela, do të jetë aktiviteti i preferuar i pushuesve me aventurierë.
Për të apasionuarit pas kulinarisë, të cilët kudo që shkojnë preferojnë të zbulojnë shijen autentike të rajonit dhe vendit, në Portonovi mund të shijoni ushqimin më të freskët dhe të përgatitur me profesionalizëm nga shefat më të mirë. Ushqimet e detit, mishi, djathrat vendas dhe verërat janë për mos t'u humbur gjatë vizitës suaj në Portonovi.
Megjithatë këto nuk janë aktivitetet e vetme që ofron natyra përreth dhe resorti Portonovi. Ky i fundit frymëzon një stil të caktuar jetese dhe na nxit të përqafojmë zakone që ndryshojnë për mirë jetën tonë. Ndaj çdo të mërkurë dhe të dielë, çdo kush do të ketë mundësinë të përjetojë relaksimin dhe përtëritjen në seancat magjepsëse të jogës nën perëndimin e diellit në Portonovi. Këto seanca transformuese janë mundësia juaj për t'i dhënë prioritet mirëqenies suaj.
Veç mirëqenësies, të gjithë të apasionuarit pas muzikës, artit e jo vetëm do të gjejnë një spektakël në çdo shesh të Portonovit. Orkestra Simfonike Malazeze, do të luajë meloditë më të bukura nga Disney World. Më 7 shtator, sheshi Marina në Portonovi do të shndërrohet në një skenë magjepsëse ku do të marrin jetë meloditë e përrallave tuaja të preferuara Disney.
Java e parë e shtatorit gjithashtu rezervon shumë surpriza, pasi edicioni i 17-të i Festivalit të Librit Komik Herceg Novi do të mbahet në Portonovi. Më shumë se 60 autorë me famë botërore dhe yje të mëdhenj të librave komik do të jenë pjesë e edicionit të 17-të të festivalit në Herceg Novi. Vizitorët do të kenë mundësinë të vizitojnë koleksionin e pasur të komikeve, të marrin vizatime falas nga yjet e librave komikë ndërkombëtarë, vizatime në bluza dhe të shijojnë programin e shkëlqyer muzikor.
PORTONOVI është shumë më shumë se një resort, është destinacioni që ka për të ofruar gjithmonë diçka përgjatë gjithë vitit, në çdo sezon.