Celebrity Style

Justin dhe Hailey u kombinuan aq çuditshëm, sa nuk dimë ç’të mendojmë

Shkruar nga Anabel

29 Gusht 2023

Justin dhe Hailey u kombinuan aq çuditshëm, sa nuk dimë

Justin, is it too late now to say sorry?

Justin Bieber duket se nuk u informua në kohë për kodin e veshjes dhe përfundoi duke u kombinuar në mënyrën më të çuditshme me bashkëshorten e tij, Hailey-n.

Këngëtari u fotografua i veshur me një bluzë gri me zinxhir, pantallona të shkurtra, të cilat i kombinoi me Crocs të verdha dhe kapele rozë.

Justin dhe Hailey u kombinuan aq çuditshëm, sa nuk dimë

Nga ana tjetër, Hailey shkëlqeu me një fustan të shkurtër pa rripa Ermanno Scervino, çantë Ferragamo të kuqe, këpucë me takë Maison Ernest. Si aksesorë, modelja vendosi një varëse “B” dhe një byzylyk elegant në kyçin e këmbës.

Justin dhe Hailey u kombinuan aq çuditshëm, sa nuk dimë

Dy stile krejtësisht të ndryshme - dhe nuk është hera e parë që Hailey dhe Justin shfaqen kështu në publik.

Justin dhe Hailey u kombinuan aq çuditshëm, sa nuk dimë

Megjithatë, për sa i përket ngjyrave, veshjet plotësojnë njëra-tjetrën.

Justin dhe Hailey u kombinuan aq çuditshëm, sa nuk dimë