Skuadra kombëtare e futbollit e Spanjës bëri histori me fitoren në Kupën e Botës për femra, por ditët pas fitores janë shoqëruar me të papritura.
#SeAcabó (mbaroi) është në trend në rrjetet sociale spanjolle pasi puthja pas fitores së Kupës së Botës u shndërrua në temë bisede rreth barazisë gjinore.
FIFA pezulloi presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit Luis Rubiales për 90 ditë pasi ai kapi kokën e futbollistes Jenni Hermoso-s dhe e puthi atë në buzë gjatë ceremonisë së fitores. Rubiales pretendon se Hermoso ia dha miratimin për puthjen, por kjo e fundit mohoi që biseda të kishte ndodhur dhe tha se ajo ishte "viktimë e një agresioni".
Lëvizja #SeAcabó është shfaqur si një thirrje për t'i dhënë fund keqtrajtimit të grave. Kjo fushatë në rrjete sociale ka tërhequr vëmendjen për çështjen e pabarazisë gjinore, brenda dhe jashtë fushës së sportit.
Platformat si Twitter dhe Facebook kanë lejuar përhapjen e shpejtë të hashtagut #SeAcabó. Kjo ka lejuar që lëvizja të arrijë një audiencë të gjerë, duke theksuar potencialin e rrjeteve sociale si një mjet për protesta.