Celebrity

Taylor Swift rrethohet nga fansat! Njerëzit: ‘Psikopatë të çmendur’

Shkruar nga Anabel

21 Gusht 2023

Taylor Swift rrethohet nga fansat! Njerëzit: ‘Psikopatë të

Qindra fansa pritën që Taylor Swift të dilte nga një restorant në Long Beach Island në New Jersey.

Superylli i popit supozohet se darkoi me miqtë e saj në një darkë të organizuar nga Jack Antonoff përpara dasmës së tij të shtunën me Margaret Qualley.

Fill pasi u përhap se Taylor Swift ishte e pranishëm në darkë, një “ushtri admiruesish” e prisnin jashtë restorantit për të parë këngëtaren.

Taylor Swift rrethohet nga fansat! Njerëzit: ‘Psikopatë të

Ata nisën të shpërthejnë në brohorima kur panë Taylor-in, e cila dukej e surpizuar dhe e frikësuar.

Taylor Swift rrethohet nga fansat! Njerëzit: ‘Psikopatë të

Disa përdorues në rrjete sociale komentuan se sjellje të tilla nuk janë sjellje karakteristike të fansave, por të “përndjekësve”. “Kjo nuk është fytyra e një gruaje që është e lumtur t’ju shohë,” shkroi dikush.

“Uau, çfarë guximi!” tha një tjetër. “Ju nuk jeni fansa të vërtetë. Swifties të vërtetë nuk sillen kështu,” lexohet në një koment të radhës.

Dikush i cilësoi njerëzit në turmë si “psikopatë të çmendur”.