Intervistë me Sonila Hasanago, Menaxhere e Burimeve Njerëzore dhe Komunikimit në Webhelp Albania.
1. Webhelp ka sjellë një standard të ri përsa i përket vlerësimit të burimeve njerëzore në Shqipëri dhe në industri. A mund të përshkruani qasjen e Webhelp “njerëzit të parët”?
Webhelp është një kompani lider global në shërbimin e ofrimit të eksperiencës ndaj klientëve, kultura e së cilës bazohet në parimin se kur e vë fokusin te punonjësit, gjithçka merr jetë. Çdo Webhelp-er sjell një energji ndryshe, një pasion ndryshe, një impuls ndryshe dhe paketë unike aftësish dhe talentesh. Kjo fije e ADN-së tonë na veçon. Ne tregojme përsosmëri në vendin e punës pasi krijojme eksperienca pune shumengjyreshe dhe kultura gjithëpërfshirëse, që çojnë në rezultate biznesi më të forta dhe më të qëndrueshme. Kjo vërtetohet dhe në ritmin e lartë të zgjerimit që ka shfaqur Webhelp Albania duke u shtuar brenda pak me shume se dy viteve me 450 punonjës, që bëjnë dallimin në treg dhe duke ruajtur të njëjtat standarde pune në mbarë botën.
Besimi, respekti, integriteti – këto janë parime që karakterizojnë Webhelp. Nuk ka "ne" në Webhelp pa secilin prej nesh!
2. Sipas mendimit tuaj, cilët janë faktorët kryesorë që kontribuojnë për ta bërë një kompani "Vendin më të mirë për të punuar"?
- Webhelp është vlerësuar si vendi më i mirë për të punuar globalisht dhe sukseset tona janë dëshmi e përkushtimit qe tregojme ndaj kulturës së punës, kënaqësisë së punonjësve dhe krijimit të një vendi pune të sigurt, të barabartë dhe gjithëpërfshirës për Webhelp-erat tanë në mbarë botën.
Ne ofrojmë kushte pune fleksibël (Webhelp kudo ofron mundësinë për punë në distancë për të gjithë punonjësit) dhe mundësitë e zhvillimit të karrierës nuk janë vetëm një premtim, por një fakt kyç ku 60% e të gjitha promovimeve janë për punonjësit e brendshëm. Paketat tona të bonuseve janë shumë konkurruese, por mbi të gjitha ne jemi një komunitet argëtues që lulëzojmë duke bërë dallimin në emër të kompanive më të mira të botës.
Siç përshkruhet në fushatën tonë - Në Webhelp, çdo ditë ndihet si e premte!
3. Në çfarë mënyrash Webhelp i jep përparësi fokusit mbi punonjësit dhe si ndikon kjo filozofi në kulturën e kompanisë?
Çdo fjalë dhe strategji e jona pasqyrohet në veprimet tona të përditshme. Qasja jonë shihet që në ditët e para të të rrugëtimit të cdo punonjësi. Ajo pasqyrohet qe ne në fillim ne mikpritjen dhe njohjen me kompanine, ne vlerësimin e punës së bërë mirë, është e pranishme në shpërblimet dhe përfitimet që u jepen të gjithë punonjësve, tregohet në fleksibilitetin e modalitetit të punës apo në mjedisin e punës së krijuar për të gjithë punonjësit ashtu sikurse ne mundesine per tu zhvilluar dhe rritur ne karriere. Askush nuk ndihet vetëm në kompaninë tonë pasi gjithmonë ka pranë menaxherë apo kolegë të gatshëm për t’i ndihmuar. Zëri i punonjësve dëgjohet në anketat tona të brendshme dhe të gjitha veprimet bazohen në sugjerimet që japin punonjësit.
4. Webhelp njihet për qasjen e saj të të pasurit klientin në fokus. Si e përshtat kompania këtë qasje me filozofinë e saj të të pasurit punonjësit në fokus?
Ne aplikojmë të ashtuquajturën qasje HC3: Kolegë të lumtur=Klientë të lumtur
Ne besojmë se është e rëndësishme të kemi një mjedis ku punonjësve t’u njihen meritat dhe të ndihen të vlerësuar, pasi kjo ndihmon në ndërtimin e një kulture dhe përkatësie dhe përmirëson mirëqenien e punonjësve. Punonjësit e vlerësuar janë më të lidhur me kompaninë dhe kanë vlerat e tyre të njësuara me ato të kompanisë. Kjo i bën ata më entuziastë, të motivuar dhe të gatshëm për të tejkaluar pritshmëritë. Ne jemi një kompani që përmes lidhjes emocionale që krijojmë me bizneset, tejkalojmë gjithmonë pritshmëritë dhe bëhemi zëri më i mirë i tyre duke shkëlqyer në shërbimin që ofrojmë.
5. Si i angazhon Webhelp Albania punonjësit e saj, veçanërisht në një industri me ritme të shpejta dhe kërkuese?
Njerëzit janë themeli i asaj që ne bëjmë - nuk ka WebHelp pa talentin dhe energjinë e Webhelp-erave tanë! Jemi krenarë për rëndësinë që kompania jonë i jep punonjësve dhe ndjekim nga afër opinionet që ata japin. Ne i japim një prekje njerëzore teknologjisë dhe përdorim platformat apo eventet tona të brendshme për të vlerësuar punonjësit tanë, si: “Star Award”, “Game changer day” platforma për të dëgjuar zërin e punonjësve si: “Your Call” dhe platforma për ti përgëzuar si platforma jonë “Bravo”. Aktivitetet tona dhe udhëtimet me stafin i bashkojnë njerëzit në një komunitet që jeton dhe merr frymë me të njëjtat vlera dhe argëtohet duke qenë së bashku.
6. A ka mundësi të reja pune në Webhelp Albania?
Ne jemi një qendër shumëgjuhëshe dhe ofrojmë shërbimet tona për kompanitë më prestigjioze në mbarë botën. Ne kërkojmë personel për agjentë që mbulojnë tregjet në gjuhën gjermane, gjuhën spanjolle dhe gjuhën italiane, apo IT, HR, Performance Excellence, WFM etj. Ne po zgjerohemi me një ritëm të lartë dhe mirëpresim këdo që ka nevojë për një sfidë, që dëshiron të zhvillohet dhe të argëtohet përmes shumë aktiviteteve. Ne kemi paketa të shkëlqyera financiare, paketa bonusesh ndër më të mirat në treg, fleksibilitet pune dhe përfitime shëndetësore.
Nëse jeni në kërkim të një vendi ku ndiheni të mirëpritur çdo ditë, Webhelp është zgjedhja e duhur.