Dashuri dhe seks

Mund të të duket e çuditshme, por këto arsye do të të bindin të bësh pushime pa fëmijët

Shkruar nga Anabel

26 Korrik 2023

Mund të të duket e çuditshme, por këto arsye do të
Spania24

Kur je prind, e ke paksa të vështirë të bësh plane pa fëmijët. Epo, ndonjëherë, duhet të marrësh thjesht me vete rrobat e pushimeve, partnerin/en, të rehatosh fëmijët te personat që ke besim, ose një dado dhe të nisesh! 

Të duket e pabesueshme? Ndoshta këto arsye do të të bindin!

Më shumë seks, pa ndërprerje

E dimë që të mungon koha kur asgjë s'të ndalonte të bëje seks me partnerin. Tani, sapo vjen në "humor", dëgjon fëmijët që të thërrasin dhe kërkojnë diçka. Epo, mund të rikthehesh për ca ditë te momentet kur seksi dhe ju ishit të pandashëm.

Kujto se je shumë më tepër se sa thjesht një prind

Nëse kalon pjesën më të madhe të kohës me fëmijët, do të dëgjosh “mami” dhe “babi” 100 herë në ditë dhe normalisht mësohesh me këtë rol. Ndonjëherë prindërit harrojnë veten dhe partnerin/en duke u përqëndruar më së shumti te fëmijët. Të pushuarit për pak ditë larg tyre i ndihmon çiftet që të kuptojnë se janë më shumë se thjesht prindër.

Të mundëson që të rritesh në marrëdhënien tënde

Kur fëmijët vijnë në jetë, mund të ndodhë që marrëdhënia e partnerëve të kalojë një pauzë. Të qenit për pak ditë larg tyre, ndikon që çiftet të rifillojnë dhe rindërtojnë marrëdhënien. Pavarësisht ulje-ngritjeve, ata kuptojnë se dashuria dhe përkushtimi është ende mes tyre.

I bën fëmijët të kuptojnë se martesa është e rëndësishme

Kur kujdesesh për fëmijët në 24/7, i bën ata të kuptojnë se bota sillet rreth tyre. Nëse herë pas here kalon pak kohë veten, fëmijët fillojnë edhe kuptojnë se mami dhe babi (ose çdo raport tjetër) kanë nevojë të qëndrojnë vetëm.

Tregon dashuri dhe përkushtim për partnerin/en

Nëse je gjithnjë i/e zënë me fëmijët, vendos që të gjesh pak kohë për të qëndruar në shoqërinë e partnerit/es. Koha e kaluar larg të tjerëve do të të ndihmojë që të përqëndrohesh tek ai/ajo dhe ta shohësh marrëdhënien tënde ndryshe.