Out and About

Dje, për herë të parë Tirana jetoi 100% “La vida loca”

Shkruar nga Anabel

21 Korrik 2023

Dje, për herë të parë Tirana jetoi 100% “La vida

Endrra eshumë fansave të muzikës pop të fillim viteve 2000 më në fund u bë realitet këtë 20 korrik! Ricky Martin erdhi në Tiranë për të na bërë të përjetojmë emocionet e “Livin' la Vida Loca” më pranë se asnjëherë më parë!

Dje, për herë të parë Tirana jetoi 100% “La vida

Dje, për herë të parë Tirana jetoi 100% “La vida

Sheshi “Skënderbej” i mbushur plot harroi për orë me radhë temperaturat e larta të kryeqytetit dhe njerëzit shijuan koncertin smoke-free teksa kërcenin si të mos kishte të nesërme nën ritmet latine që vetëm Ricky i “La Copa De La Vita” mund t’i sjellë në versionin e tyre më origjinal!

Dje, për herë të parë Tirana jetoi 100% “La vida

Të njohur me këngët, tekstet dhe të apasionuar për idhullin e dikurshëm, nuk lanë asnjë moment këngëtarin të këndonte i vetëm. Në VIP Zone të këtij “koncerti pa tym”, skuadra IQOS u kujdes t’i trajtojë në mënyrën më të veçantë ata konsumatorët e tyre që përkrahin inovacionin, alternativat më të mira dhe një stil të shëndetshëm jete.

Momentet më kulminante mund t’i imagjinoni vetë...”Livin la vida loca” dhe sigurisht Maria e “Un, dos, tres, un pasitopa'lante Maria Un, dos, tres, un pasito pa'tras...

Ricky diçka duhet të kishte dëgjuar për pasionin dhe energjinë e shqiptarëve kur vjen puna tek muzika e tij dhe ajo latine në përgjithësi, por nga ç’pamë, ai u surprizua prej publikut aq sa ne kur mësuam për ardhjen e tij.

Dje, për herë të parë Tirana jetoi 100% “La vida

- Ky është një artikull promocional dhe ekskluziv për Anabel.al.