Pak orë larg nga Tirana, në mes të vrullit të një jete frenetike, gjendet një oazë ku koha duket se ndalon. Në një fshat idilik mesdhetar, i cili duket të ketë dalë nga ndonjë libër fantazie, mes gjelbërimit të harlisur e bukurisë së egër të Gjirit Boka të Malit të Zi, ju do të zbuloni një adresë të re, që do të kthehet në të preferuarën tuaj këtë verë. Portonovi është vendi ku çdo eksperiencë pasuron jetën tuaj dhe në çdo moment zbulon diçka të re. I rrethuar nga ujërat e bruztë të bregut të Adriatikut, klima e ngrohtë dhe natyra e paprekur, Portonovi ju ofron një eksperiencë gjithëpërfshirëse të pashembullt.
Gjiri i Bokës është një nga brigjet më spektakolare të Evropës, një rajon befasues i njohur për historinë, kulturën dhe bukurinë e egër natyrore. E në harmoni të plotë me natyrën, me këtë rajon të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s do të gjeni si një zgjatim i së bukurës çdo komoditet për pushimet që s'do të donit të mbaronin kurrë. Me shtëpi luksoze, portin e klasit botëror dhe një hotel nga One&Only të gjitha në vend në një vend të vetëm, Portonovi është baza e përsosur nga e cila mund të eksploroni gjithçka që ofron Gjiri Boka e jo vetëm, në këmbë, mbi varkë ose me makinë.
Portonovi është shumë më tepër sesa thjesht një resort luksoz, është një fshat që gëlon nga gjallëria e jeta, një komunitet në lulëzim dhe një vend ku njerëzit mblidhen për të shijuar një jetë të pasur me aventura. Pushimet në Portonovi nuk janë thjesht disa ditë larg punës e stresit, por janë kohë cilësore që ju ndryshon konceptin sesi pushimet e vërteta duhet të duken.
E për çdokënd që dëshiron të zotërojë një pjesë të Portonovit është e mundur falë rezidencave të disponueshme për shitje. Ky është investimi më frytdhënës për çdokënd që dëshiron ta bëjë pjesë të jetës së vetë përgjithmonë stilin frymëzues të jetës së Portonovit.
Megjithatë stili i rafinuar i jetesës së Portonovit nuk është vetëm për banorët. Kjo eksperiencë unike mund të përjetohet edhe duke marrë me qira një fundjavë, një javë, apo edhe më gjatë një apartament apo vilë luksoze pushimesh. Mes një përzgjedhjeje të gjerë të klasit botëror të apartamenteve, vilave dhe penthouses, pushimet tuaja do të jenë shumë larg atyre që keni kaluar deri më tani.
Portonovi është më shumë se një resort luksoz, është i ndërtuar për aventurierët, ku rrugët malore përshkojnë qytetet e lashta dhe çdo kthesë të ofron një tjetër zbulim. Nga ditët e kaluara në bregun e detit, deri në pasditet plot diell të kaluara duke eksploruar qytetet e lashta të Perastit dhe Kotorrit, nuk ka kufi për përvojat që duhen përjetuar. Asnjë ditë nuk i ngjan tjetrës, ndaj përgatituni për eksperienca ngazëlluese që ju pasurojnë në çdo moment.
Çdo kënd në Portonovi duket se rezervon një surprizë e veç restoranteve, bareve, dyqaneve e qendrave që ofrojnë çdo shërbim të mundshëm, për të apasionuarit pas lundrimit, aventurat ju presin në portin e klasit botëror në Portonovi vetëm disa minuta nga dera juaj.
Porti ndodhet në Herceg Novi, në hyrje të Gjirit Boka, ku deti Adriatik takohet me malet e lartë të Malit të Zi. Stili unik i portit harmonizohet me shtëpitë mesdhetare përreth pa cënuar panoramën që gjithmonë mbetet harmoni për sytë. Porti është pjesë e resortit ekskluziv Portonovi dhe nga këtu mund të zbuloni plazhe dhe gjire të virgjëra, ose destinacione edhe më të largëta.
Çdo aspekt është konsideruar me kujdes, nga suitat dhe vilat e bukura deri te përvoja e mirëqenies, së ngrënies e të jetuarit bukur. Duke sjellë luks të rafinuar në zemër të Gjirit të Bokës, në Portonovi do të gjeni dhe vendndodhjen e parë evropiane nga One&Only, një nga krijuesit më të nderuar në botë të resorteve magjepsëse.
Qëndrimi në Portonovi do të shpalosë përpara jush të gjitha mrekullitë e Adriatikut për t'u eksploruar, ndaj përgatisni valixhen dhe nisuni drejt një adrese të re, që do të bëhet e preferuara juaj.