Kledi Kadiu është përballur me një situatë të pakëndshme me mediat italiane, pasi është aluduar se artisti ka ndërruar jetë, duke nisur një vorbull shqetësimesh për familjarët dhe fansat e balerinit.
Kledi ka bërë një reagim në Instagram, duke përgënjeshtruar lajmet dhe më pas, publikoi disa video, ku shihet me zë dhe figurë që është shëndoshë e mirë!
“Po e bëj këtë story për të gjithë njerëzit dhe miqtë që po më shkruajnë në këto orët e fundit për disa artikuj që kanë dalë që mbrëmë. Disa tituj jo shumë të lezetshëm. Sigurisht që bëhet çdo gjë për disa klikime, kjo është e trishtë. Por jam shumë mirë”, tha ai, duke theksuar se e gjitha është një kurth për të rrëmbyer sa më shumë klikime.
Pra, Kledi është duke shijuar jetën, për momentin në plazh, duke shijuar jetën.
Artikuj të sugjeruar: