Out and About

Ndryshimi që ju duhet në jetë është shumë pranë jush!

Shkruar nga Anabel

19 Maj 2023

Ndryshimi që ju duhet në jetë është shumë

Arritjet në jetë vijnë nga brendësia juaj! Paralelisht me to vijnë edhe ndryshimet që ju dëshironi të bëni tek vetja dhe në gjithçka që ju rrethon. Stili juaj i jetës flet për ju si person, e sidomos kur pas saj ka një histori, arritje dhe dështime.

Jeta është plot kthesa dhe ndryshime të cilat mund të tejkalohen vetëm atëherë kur gjendeni në vendin e duhur dhe jeni te rrethuar me gjëra që i keni ëndërruar prej vitesh. Gjithçka në jetë është e sinkronizuar ashtu siç janë edhe valet e detit, ndaj ndiq ato valë dhe shijo çdo sekond të aventurës së quajtur jetë.

Çfarë s'duhet të harrojmë është se ne fakt, janë vendimet dhe zgjedhjet që ne bëjmë ato që i bëjnë valët e jetës sonë të jenë në sinkron perfekt. Në momentin që ju keni bërë zgjedhjen e duhur atëherë sapo i keni dhënë vetes tuaj një mundësi për një jetë më të bukur. Valët e jetës mund të na shpien kudo. S'është në dorën tonë t'i parashikojmë, por vetëm të mësohemi të lundrojmë me to.

Ditët që kalojmë janë të mbushura me emocione që s'ngjajnë me njëra-tjetrën dhe kjo është pikërisht e bukura e saj!  Prandaj dëgjojmë shpesh të thuhet se çdo ditë duhet çmuar, çdo ditë duhet "shfrytëzuar" për të frymëzuar të tjerët rreth nesh me gjëra të bukura e pozitive sepse energjia përcillet lehtësisht...Ti nuk e di kurrë ç'ndikim mund të kesh tek të tjerët dhe sesi energjia jote mund të ndryshojë valët e jetës së dikujt tjetër.

Follow us for more on Instagram profile @perterejeten