Gjatë një bisede me Kristin, Luizi i rrëfeu një nga ëndrrat e tij në jetë dhe lidhet me hapjen e një kopshti për fëmijët.
"E kam ëndërr, Krist! Të hap një kopsht [për fëmijët]. E kam pasur gjithmonë. Gjithmonë e kam pasur qejf që të hap një kopsht, të marr 4-5 edukatore, një infermiere, dy sanitare, diku tek 7-8 vetë staf dhe me kamera gjithandej, sepse janë fëmijë dhe ke përgjegjësi të jashtëzakonshme,” tha ai.
Kristi e këshilloi që t’i konsideronte paratë e çmimit të madh – nëse fiton Luizi – për ta bërë realitet këtë dëshirë të tij.
“E kam pasur ëndërr sepse më duket sikur kontribuoj në rritjen e tyre, pavarësisht se unë nuk bëj asgjë sepse nuk do të jem edukator,” shtoi Luizi.
Nuk është hera e parë që këngëtari flet për këtë dëshirë. Madje më parë, është shprehur se ka menduar edhe emrin e kopshtit: “Çapaçulat”.
- Ish-fituesi i ‘Big Brother’ i përgjigjet deklaratës së Luiz Ejllit për të
- Sondazh: Cilin prej banorëve do të votoje si finalistin e katërt?
- Deklarata e Luizit për Efin: Pas Arbanës, reagon edhe Bora Zemani
- Arbana Osmani sqaron deklaratën që ndezi reagime në rrjet
- Ermal Mamaqi ka një mendim për konkurrentët e “BBVA” dhe le të themi që s’është shumë pozitiv