Horoskopi

Hëna e plotë në Akrep: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

11 Maj 2025

Hëna e plotë në Akrep: Ç’do të ndodhë me

Hëna plotë e Luleve do të ndodhë më 12 maj 2025, në shenjën e Akrepit. Edhe pse kjo shenjë është e njohur për joshjen dhe sensualitetin e saj, sërish lidhet edhe me thellësinë emocionale, tensionin transformues dhe qetësinë. Energjia e Akrepit pret, vëzhgon, ndjen. Kush ka pozicione të forta në Akrep me shumë gjasa ka mësuar të gjejë qendrueshmëri, duke vëzhguar më shumë dhe vepruar më pak.

Zbulo se ç’do të ndodhë me shënjën tënde.

Dashi

Një tronditje e papritur po të shtyn të mendosh si të shpenzosh dhe kursesh burimet e tua. Nuk ka më blerje impulsive për pjesën tjetër të majit. Mund të të dalë një shpenzim i papritur që kërkon planifikim të kujdesshëm. Mos harro se ndihma është e disponueshme nëse të duhet, edhe pse s’të pëlqen të ndihesh sikur u ke borxh të tjerëve.

Demi

Vendimet emocionale nuk janë domosdoshmërisht vendime të nxituara. Nën këtë Hënë të plotë në Akrep, mendimi yt i thellë ndikon në veprimet që ndërmerr në marrëdhëniet e ngushta. Mund të ndihesh pak në siklet për mënyrën si e shpreh veten, por mos e ngatërro qëllimin me ndikimin. Përmirëso vazhdimisht aspektin emocional, por mos ndalo së thëni të vërtetën tënde.

Binjakët

Suksesi i madh që kërkon po ndërtohet pas një periudhe të gjatë sprovash dhe gabimesh. Dhjetë hapa përpara dhe tre mbrapa është “grafika” e manifestimit tënd aktual. Mos u shqetëso kur ndjen paqartësi— konfuzioni është pjesë e mësimit se si të lëvizësh përpara. Kjo Hënë e plotë mund të të çojë drejt vendimit për të lënë pas punë, projekte dhe rutina që nuk të ndihmojnë më.

Gaforrja

Ke më shumë vetëbesim për të ndarë talentet e tua me botën. Një projekt apo vepër arti që ke punuar prej kohësh ka potencialin të marrë vlerësimin që ke kërkuar. Mbajtja për vete e krijimtarisë mund të duket ide e mirë, derisa të kuptosh se po i vë vetes kufij. Si të ndalosh veten nga pengimi i dritës që dëshiron të ndriçojë mbi ty? Lëre dritën të depërtojë!

Luani

Njerëzit ndoshta nuk e njohin plotësisht atë pjesë tënden që shkon në shtëpi, mbledh veten dhe bën planet e tua. Pas dyerve të mbyllura, ke mundësinë të shkëputesh nga imazhi dhe ideja që është krijuar, se ti gjithmonë ndihmon të tjerët. Merr kohën që të duhet për të qenë versioni yt më i mirë.

Virgjëresha

Duket se po hyn në një lidhje afatgjatë me dikë. Kjo mund të jetë një miqësi që thellohet ose një dashuri e re që vjen për të qëndruar. Mësimet që ke nxjerrë nga dashuria mund të të ndihmojnë të kuptosh çfarë të bën të ndihesh i/e sigurt dhe rehat. Kujdes që të mos e sabotosh veten duke qenë shumë kritik/e — ndaj vetes apo të tjerëve.

Peshorja

Ndërsa tregon aspektet ku ndihesh i/e pambrojtur, do të fillosh të njohësh vlerën tënde të vërtetë. Hëna e Luleve në Akrep më 12 maj 2025 ndriçon gjithçka që ka rëndësi të madhe në jetën tënde. Do të kuptosh më mirë vlerat, rëndësinë dhe se çfarë ke për t’u ofruar të tjerëve. Vazhdo me përkushtim me detyrat e përditshme dhe do të shohësh se qëndrueshmëria jote do të kthehet në kënaqësi afatgjatë.

Akrepi

Je pranë daljes nga bllokimi që ka cekur aspektin tënd krijues! Shumë prej jush mund të kenë përjetuar mungesë dëshire seksuale, hezitim për të shprehur anën artistike apo frikë nga të qenit i çlirët në art. Me Saturnin që largohet nga Peshqit, do të ndjesh një lehtësim emocional. Kjo Hënë e plotë të lejon të shprehësh ndjenjat dhe të përballesh me personin që lidhet me to. Është në rregull të kesh ndjenja të forta dhe t’i kanalizosh ato në art — edhe nëse rezultati nuk është perfekt.

Shigjetari

Ke kaluar dy vite duke ndërtuar shtëpinë tënde dhe tani barrat më të rënda po lehtësohen. Gjatë Hënës së plotë në Akrep, më 12 maj, mund të përballesh me zhgënjime të vogla në marrëdhënie — keqkuptime apo pritshmëri të parealizuara. Por këto shërbejnë në rritjen tënde. Edhe nëse jeta të duket e paqartë tani, besoji vetmisë që të jep hapësirë për të gjetur veten.

Bricjapi

Pengesat e vogla janë thjesht sprova që ti mund t’i kalosh! Trajtoje jetën si lojën tënde të preferuar. Imagjino një klient të bezdisshëm si një “përbindësh”, për të cilin je trajnuar fort që ta “mposhtësh”. Ke tashmë gjithçka që të duhet për të promovuar veten — thjesht kalo përmes bllokimeve të përkohshme. Kjo Hënë e Luleve të lejon të shijosh realizimin e ëndrrave falë lidhjeve në komunitetin tënd. Ji heroi yt — mos u merr me gjërat e vogla.

Ujori

Po përjeton një moment të rëndësishëm në lidhje me trashëgiminë tënde, Ujor! Nëse je në një punë që nuk përputhet më me qëllimet afatgjata, mund të shfaqet një mundësi më e mirë. Sigurisht, rruga mund të përfshijë bezdi të vogla. Ndoshta të duhet të jesh krijues për të arritur atje ku dëshiron. Lidhjet e papritura mund të jenë çelësi për një hap të madh. Këto vështirësi po të mësojnë se vetërespekti kërkon vendosjen e kufijve.

Peshqit

Në faqet e një libri, në ekranin telefonit apo në notat e një kënge, ndodhet energjia që të nevojitet për zgjimin e radhës. Mbaji sytë dhe veshët hapur për mësime të reja — shmangia sipërfaqësore e figurave të njohura apo kontraverse mund të të kushtojë dije. Nuk ke pse të përqafosh një sistem të tërë besimi për të marrë mësime të vlefshme. Kur të kujtosh se çdo qenie e gjallë ka diçka për të të mësuar, do ta kuptosh më mirë edhe veten.

Artikuj të sugjeruar: