Instagramming

Arbana Osmani sqaron deklaratën që ndezi reagime në rrjet

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2023

Arbana Osmani sqaron deklaratën që ndezi reagime në rrjet
Instagram

Në spektaklin e mbrëmshëm, Arbana Osmani bëri një deklaratë e cila u komentua shumë në rrjet. Nisur nga komenti i Luizit mbi pjesëmarrjen e Efit në programin “Për’Puthen”, Arbana i tha Luizit: "Kujdes, se mund të ketë edhe nga ato që thonë se motrën time nuk e dua si Kiara, që shkon në "Big Brother", lidhet me dikë, puthet dhe bën dashuri poshtë jorganit".
 
Kjo deklaratë u pasua me shumë reagime, ndër të tjera, komente se Arbana përdori një vajzë për të ulur një tjetër. Sot, për t’i sqaruar këto komente, Arbana ka publikuar një reagim në Instastory, ku shkruan:

“Edhe njëherë dua të saktësoj përgjigjen time në lidhje me deklaratat e Luizit për “vajzat e Për’Puthen”. Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show si “Big Brother” apo “Për’Puthen” ka një linçim publik 10-fish më të madh se një djalë dhe këtë, po e diskutoja edhe dje me Kiarën, ku më erdhi shumë keq kur më tha se “momenti që më ka bërë më tepër të vuaj ishte kur mësova se vëllait tim i dërgonin mesazhe të tipit: “Shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit”.

Më tej, shtoi:

"Nuk e bën një vajzë me “turp” fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndajë historinë e saj të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejtë të mërzisë as vëllain e Efit dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral”.

Arbana vijoi:

“Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza dhe gra që prej muajsh po linçohen masivisht online vetëm sepse në momente të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë “Big Brother-in” e tyre si të duan ato. Linçimi jashtë është mëse i tepër. Aq sa kur më i vogli që vjen brenda shtëpisë, mua si grua, më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”, përmbylli ajo.

Arbana Osmani sqaron deklaratën që ndezi reagime në rrjet

Artikuj të sugjeruar: