
Deklarata e Luizit për pjesëmarrjen e Efit në “Përputhen”, ku u shpreh se banorja vjen nga një program që ka si kryefjalë mashtrimin dhe theksoi se është turp për familjen dhe miqtë e Efit pjesëmarrja e saj në “Për’Puthen”, ka ndezur jo pak debat.
Së pari, reagoi Arbana Osmani, në studio e më pas edhe në Instagram (deklaratën e plotë e lexoni këtu) dhe më pas, edhe Bora Zemani, moderatorja e “Për’Puthen”. Në një postim në Instastory, ajo shkroi:
“Më vjen keq që akoma edhe sot në këtë Shqipërinë tonë të vogël me probleme të mëdha, shoh që diskutohet me dy standarde edhe për gjëra fare normale. Efit i përmendet si “TURP” eksperienca e saj në “Për’Puthen”, si e vetmja “armë” për ta sulmuar, kur nga ana tjetër edhe Kristi është bërë i njohur për publikun po prapë nga një program dashurie dhe nuk e sulmojnë me këtë, sepse Kristi ka të drejtë të zgjedhë mes 30 vajzave (referuar programit “Love Story”) dhe familjes së tij nuk duhet t’u vijë turp, ndërsa për Efin po, është turp!”, u shpreh Bora, duke nënvizuar standardet e dyfishta.
Më tej, shtoi:
“Programe si “Big Brother” apo “Për’Puthen” janë të vështira, si për konkurrentët edhe për ata që i prodhojnë, por çfarë i përket secilit është shumë e qartë. Produksionet kanë për detyrë të sjellin në vëmendje situata (të krijuara nga vetë konkurrentët) sa më të larmishme dhe interesante për të mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit, por sesi i menaxhojnë këto situata konkurrentët, përcakton dhe rrugëtimin e tyre apo impaktin që lenë në publik”.
Bora përfundoi reagimin:
“Ka personazhe që zgjedhin lidhje romantike në Big Brother në kuadër të lojës ose jo, ashtu siç ka personazhe në Për’puthen që tregojnë shumë më tepër dhe japin mesazhe më të forta sesa vetëm ndjenjat në Për’puthen, në kuadër të lojës ose jo.
Pra nuk mund të themi që është turp të njohësh dikë në Për’puthen dhe nuk është turp të lidhesh në Big Brother. Në fakt nuk është turp asnjëra madje është gjëja më e bukur kur kjo është e vërteta sepse kam bindje të plotë që publiku e përqafon shumë fort të vërtetën, gjithmonë!”.
Artikuj të sugjeruar: