
Priyanka Chopra Jonas thotë se e la Bollywood-in pas për t’i dhënë vetes një shans në Hollywood sepse po ndihej sikur “po e linin në një cep të industrisë”.
Në podkastin “Armchair Expert”, Chopra Jonas tha se kishte “rivalitet me disa njerëz” dhe të tjerë “nuk e përfshinin në audicine”.
Ajo shtoi se këtë deklaratë s’e kishte bërë kurrë më parë.
Ylli i "Matrix Resurrections" pati një karrierë si aktore Bollywood në Indi përpara se të vinte në SHBA, por pranoi se, në atë kohë, ndihej e lodhur nga gjithçka.
Sidoqoftë, shkëputja nga aktrimi në Indi ndodhi kur asaj iu dha një mundësi për të udhëtuar në Amerikë dhe për të punuar në industrinë e muzikës.
Në fillim të vitit 2010, Pryanka nënshkroi një marrëveshje me Interscope Records si këngëtare
“Kur më erdhi mundësia për të bërë muzikë, thashë: ‘fu*k it’. Do shkoj në Amerikë”, u shpreh 40-vjeçarja.
Pasi punoi me artistë si Pitbull dhe Will.i.Am, Chopra Jonas tha se e kuptoi se ishte më e përshtatshme për të qenë aktore. Ajo filloi të ndiqte role në Hollywood.
Pas një takimi me një drejtues të kastingut të ABC, Chopra Jonas e gjeti veten në audicion për serialin e spiunazhit, "Quantico".
Ajo fitoi rolin dhe luajti në serial si rekrutuesja e FBI-së, Alex Parrish për tre sezonet nga 2015 në 2018-ën.
Chopra ka vazhduar një karrierë të suksesshme në Hollywood, duke luajtur në filma dhe serial si "Baywatch", "The Matrix Resurrections", "Love Again" dhe Citadel". Këto dy të fundit do të publikohen së shpejti!
Burimi: CNN